![](/images/backgrounds/362627/362627-040x1.png)
Përdorimi i Samsung Smart Control
Samsung Smart Control e bën më të lehtë dhe më praktik përdorimin e televizorit. Shtypja e butonit KEYPAD shfaq telekomandën virtuale që mundëson futjen me lehtësi të shifrave, kontrollin e materialeve dhe aktivizimin e funksioneve në ekran.
"" Rekomandojmë përdorimin e Samsung Smart Control në një distancë më të vogël se 6 m. Diapazoni efikas mund të ndryshojë në varësi të kushteve të rrjetit me valë.
Funksionet e butonave"" Ngjyrat dhe forma mund të ndryshojnë në varësi të modelit.