Aktivizimi i përditësimeve automatike të softuerëve

Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditësimi automat. Provo tani

Nëse televizori është i lidhur me internetin, opsioni Përditësimi automat. përmirëson softuerin e televizorit ndërkohë që është në modalitet pritjeje. Në modalitet pritjeje, televizori duket sikur është i fikur, por mund të hyjë ende në internet. Kjo i mundëson televizorit të përmirësohet automatikisht ndërkohë që nuk përdoret.

"" Ky opsion kërkon lidhje me internetin.

Duke qenë se proceset e brendshme të televizorit janë në punë, ekrani mund të lëshojë dritë të kuqërreme të zbehtë dhe kjo mund të zgjasë për më shumë se 1 orë derisa të përfundojë shkarkimi i softuerit.

Nëse i pranon kushtet e Smart Hub, Përditësimi automat. do të caktohet në Ndez . Nëse nuk dëshiron që softueri i televizorit të përditësohet automatikisht, caktoje Përditësimi automat. (Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditësimi automat.) në Fik..

111Zgjidhni Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditësimi automat..

222Specifikoni kur dëshironi që të ndodhë përmirësimi. Televizori do të lidhet me serverin në kohën e caktuar, do të shkarkojë paketën e përditësimit dhe do të përmirësojë softuerin e tij.

Përditësimi i softuerit nëpërmjet kanaleve satelitore

"" Disponueshmëria varet nga modeli specifik dhe nga zona.

Mbështet > Përditësimi i softuerit > Administro kanalet satelitore

(Kur Antena është caktuar në Satelit) Menaxhoni shkarkimet e softuerëve nëpërmjet kanaleve satelitore.

Mbrojtja e televizorit nga pirateria dhe kodet keqdashëse

Sistemi > Siguria inteligjente Provo tani

Kur televizori është i lidhur me internetin, ai është i cenueshëm nga sulmet piraterike dhe kodet keqdashëse. Siguria inteligjente mbron televizorin dhe pajisjen ruajtëse të lidhur me televizorin nga kërcënime të tilla.

Navigoni në Sistemi > Siguria inteligjente dhe caktoni Siguria inteligjente në Ndez . Provo tani

Kontrolli i televizorit dhe pajisjeve të lidhura ruajtëse

Sistemi > Siguria inteligjente > Kontr.

Navigoni në Sistemi > Siguria inteligjente dhe zgjidhni Kontr.. Kjo kërkon për prani të kodeve keqdashëse në televizor dhe në pajisjet e lidhura. Nëse nuk diktohen kode keqdashës, në ekran shfaqet një dritare njoftuese.