Moduli CI+ nuk punon.

•• Televizori yt "Samsung" pajtohet me standardin CI+ 1.4.

•• Nëse moduli i ndërfaqes së përbashkët CI+ nuk e mbështet këtë pajisje, hiqeni modulin dhe kontaktoni operatorin e modulit CI+ për ndihmë.

Telekomanda nuk punon.

•• Kontrolloni nëse llamba treguese në fund të televizorit pulson kur shtypni butonin e ndezjes në telekomandë. Nëse nuk pulson, ndërroni bateritë e telekomandës.

•• Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në pozicionet e duhura.

•• Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 1,5-1,8 m.

Telekomanda e aparatit kabllor apo satelitor nuk e ndez apo fik televizorin as nuk e ndryshon volumin.

•• Programoni telekomandën e aparatit kabllor ose satelitor që të komandojë televizorin. Shihni manualin e përdorimit të aparatit kabllor apo satelitor për kodin e televizorit "SAMSUNG".

Cilësimet e televizorit humbin pas 5 minutash.

•• Televizori është në Modaliteti për dyqan me pakicë. Ndryshoni Modaliteti për përdorim në menynë Të përgjithshme Menu në Regjimi në shtëpi ( > Cilësimet > Të përgjithshme > Administrimi i sistemit > Modaliteti për përdorim > Regjimi në shtëpi).

"Wi-Fi" me ndërprerje

•• Sigurohuni që televizori të ketë lidhje me rrjetin ( > Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i

rrjetit).

•• Sigurohuni që fjalëkalimi i "Wi-Fi" të jetë dhënë saktë.

•• Kontrolloni largësinë midis televizorit dhe modemit/rrugëzuesit. Largësia nuk duhet të jetë mbi 15,2 m.

•• Ulni interferencën duke mos përdorur ose duke fikur pajisjet me valë. Gjithashtu, verifikoni që nuk ka pengesa midis televizorit dhe modemit/rrugëzuesit. (Fuqia e sinjalit "Wi-Fi" mund të ulet nga pajisjet, telefonat me valë, muret prej guri/oxhaqet etj.)

NjëkatësheShumëkatëshe

Rrugëzuesi me valë

Repetitor "Wi-Fi"

•• Kontaktoni operatorin e internetit (ISP) dhe kërkojini të rivendosë qarkun e rrjetit për të riregjistruar adresat MAC të modemit/rrugëzuesit të ri dhe të televizorit.

Shqip

Shqip - 15

Page 215
Image 215
Samsung UE55NU7102KXXH manual Moduli CI+ nuk punon, Telekomanda nuk punon, Cilësimet e televizorit humbin pas 5 minutash