Kujdesi për televizorin

•• Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni televizor.

•• Pjesa e jashtme dhe ekrani i televizorit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të evituar gërvishtjet, sigurohuni ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.

•• Mos spërkatni ujë ose lëngje drejtpërdrejt mbi televizor. Çdo lloj lëngu që hyn në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.

•• Për të pastruar ekranin, fikni televizorin, fshini me kujdes njollat dhe shenjat e gishtave në panel me një leckë me mikrofibra. Pastrojeni trupin ose panelin e televizorit me një leckë me mikrofibra të njomur me pak ujë. Pas kësaj, thani lagështirën me një leckë të thatë. Kur pastroni, mos ushtroni shumë forcë mbi sipërfaqen e panelit sepse mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjëherë lëngje të djegshme (benzen, hollues etj.) ose solucion pastrimi. Për njolla të vështira, spërkatni në një leckë me mikrofibra pak lëng pastrimi për ekran dhe më pas përdoreni atë për të fshirë njollat.

Shqip

Shqip - 17

Page 217
Image 217
Samsung UE75NU7172UXXH, UE65NU7172UXXH, UE65NU7102KXXH, UE55NU7102KXXH manual Kujdesi për televizorin