informacioni i sigurisë

INFORMACIONI I SIGURISË

PARALAJMËRIM

PARALAJMËRIM

Përpara sesa të përdorni aparaturën, ju lutemi lexoni këtë manual plotësisht dhe ruajeni atë që t'i referoheni.

Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e fshesës tuaj me korrent mund të ndryshojnë pak nga ato të përshkruara në këtë manual.

KUJDES/SIMBOLET PARALAJMERUESE TE PERDORURA

PARALAJMËRIM

Tregon se ekziston një rrezik i vdekjes ose plagosjes së rëndë.

KUJDES

Tregon se ekziston një rrezik i plagosjes personale ose dëmit material.

SIMBOLE TE TJERA TE PERDORURA

Përfaqëson diçka që NUK duhet ta bëni.

Përfaqëson diçka që duhet të zbatoni.

Tregon se duhet të hiqni spinën e korrentit nga priza.

• Kjo fshesë me korrent është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak.

PARALAJMËRIM Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar mbetje dhe papastërti ndërtimesh dhe tonerin e printerit me laser.

Mbajini rregullisht të pastër filtrat për të parandaluar grumbullimin e pluhurit të imët. Pastruesit dhe aromatizuesit e tapeteve dhe pluhurat e imëta si mielli duhet të pastrohen me fshesën me korrent vetëm në sasi shumë të vogla.

Pastrojini gjithmonë filtrat dhe koshin e pluhurave pas fshirjes me fshesën me korrent.

Mos e përdorni fshesën me korrent pa vendosur filtrat ose koshin e pluhurave. Mos përdorni filtra të konsumuar, të shformuar apo të dëmtuar.

Instalojini gjithmonë filtrat në pozicionin e duhur siç tregohet në këtë manual. Moszbatimi i këtyre kërkesave mund të shkaktojë dëmtim të pjesëve të brendshme dhe mund ta bëjë të pavlefshme garancinë tuaj.

Mos e përdridhni mikrofiltrin pas larjes. Mund të bëhet shkak për shformimin ose dëmtimin e filtrit.

Ndërrojeni filtrin nëse shformohet ose dëmtohet (mund të bëhet shkak për futjen e pluhurave dhe papastërtive në motor).

Futeni filtrin siç duhet, pa lejuar hapësirë midis filtrit dhe kapakut të filtrit (mund të bëhet shkak për futjen e pluhurave dhe papastërtive në motor).

02_ informacioni i sigurisë

DJ68-00698P-13.indb 2

2017. 6. 3. �� 8:59