informacioni i sigurisë

PIKA TË RËNDËSISHME SIGURIE

TË PËRGJITHSHME

Lexojini të gjitha udhëzimet me kujdes.

Para se ta ndizni, sigurohuni se tensioni i furnizimit tuaj me energji elektrike është i njëjtë si ai i treguar në pllakën e vlerësimit në pjesën e poshtme të fshesës.

PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën me korrent kur rrugica ose dyshemeja është e lagur. Mos e përdorni për të thithur ujin.

Nevojitet mbikëqyrje e plotë kur pajisja përdoret nga fëmijët ose kur përdoret pranë tyre.

Mos lejoni që fshesa me korrent të përdoret si lodër.

Mos e lini asnjëherë fshesën me korrent të punojë pa mbikëqyrje. Përdoreni fshesën me korrent vetëm për qëllimet e përdorimit të përshkruara në këto udhëzime.

Mos e përdorni fshesën me korrent pa një kuti të pluhurit. Zbrazeni kutinë e pluhurit përpara sesa të mbushet plot në mënyrë që të ruani efektshmërinë më të mirë.

Mos e përdorni fshesën me korrent për të mbledhur fije shkrepëse, hi të nxehtë ose bishta cigaresh.

Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë.

Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.

Mos kapni objekte të forta, të mprehta me fshesën me korrent pasi ato mund të dëmtojnë pjesët e fshesës.

Mos hipni sipër pjess të tubit. Mos vendosni pesha mbi tub. Mos e bllokoni thithjen ose portën e shkarkimit.

Fikeni fshesën me korrent mbi trupin e makinerisë para se ta hiqni nga priza. Hiqeni spinën nga priza elektrike para se ta zbrazni koshin e pluhurit.

Për të shmangur dëmtimet, ju lutem hiqeni spinën duke kapur vetë spinën, jo duke tërhequr kabllin.

informacioni i sigurisë _03

DJ68-00698P-13.indb 3

2017. 6. 3. �� 8:59