Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha, ose objekte të tjera të rënda metalike.
Ndajini rrobat sipas ngjyrave, bazuar në qëndrueshmërinë e ngjyrave, dhe zgjidhni ciklin, temperaturën e ujit dhe funksionet e rekomanduara shtesë.
•Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtim të materialit.
Bëni kujdes që të mos shkelni gishtat e fëmijëve kur mbyllni derën.
•Përndryshe mund t’i lëndoni.
PARALAJMËRIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të pastrimit
Mos e pastroni pajisjen duke spërkatur direkt ujë në të.
Mos përdorni agjent pastrues të fortë acid.
Mos përdorni gazolinë, hollues ose alkool për të pastruar pajisjen.
•Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim, goditje elektrike ose zjarr.
Para pastrimit ose kryerjes së mirëmbajtjes, hiqeni pajisjen nga priza në mur.
•Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Udhëzime rreth eliminimit të pajisjes elektrike/elektronike
Eliminimi i duhur i këtij produkti (Pajisje mbeturinë elektrike dhe elektronike) (Vlen për shtetet me sisteme të veçuara grumbullimi)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet e tij shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të eliminohen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tyre të punës. Për të parandaluar dëmin e mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga eliminimi i pakontrolluar i mbeturinave, ju lutemi ndajini këto artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t’i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e përgjithshme të kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Shqip - 10
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|