Larja e rrobave

Larja e rrobave duke përdorur Përzgjedhësin e ciklit

Makina juaj e re larëse lehtëson larjen e rrobave, duke përdorur sistemin e kontrollit automatik “Kontrolli i përafërt” të Samsung-ut. Kur zgjidhni një program larjeje, makina larëse do të vendosë temperaturën e duhur, kohën e larjes dhe shpejtësinë e larjes.

1.Hapni furnizimin me ujë në makinën larëse.

2.Hapni derën.

3.Shtoni rroba në kazan pa e tejmbushur.

4.Mbyllni derën.

5.Shtypni butonin Energjia për ta ndezur.

6.Shtoni detergjentin dhe, nëse është e nevojshme, zbutësin ose detergjentin e paralarjes në ndarjet e duhura të sirtarit të detergjentit.

Funksioni Prewash (Paralarje) disponohet vetëm kur zgjidhen ciklet Cotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), Baby Care (Kujdesi për foshnje), Daily Wash (Larje e përditshme), Stain Away (Heqje njollash) dhe Super Eco Wash (Larje super ekonomike). Është e nevojshme vetëm nëse rrobat tuaja janë të ndotura shumë.

7.Përdorni Cycle Selector (Përzgjedhësi i ciklit) për të zgjedhur ciklin e përshtatshëm sipas llojit të materialit: Cotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), 15’ Quick Wash (Larje e shpejtë 15’), Baby Care (Kujdesi për foshnje), Daily Wash (Larje e përditshme), Stain Away, Super Eco Wash (Larje super ekonomike), Outdoor Care (Larje rrobash sportive), Wool (Të leshta) dhe Hand Wash (Larje me dorë). Treguesit përkatës do të ndriçojnë në panelin e kontrollit.

8.Në këtë kohë, mund të kontrolloni temperaturën e larjes, numrin e cikleve të shpëlarjes, shpejtësinë e centrifugimit dhe kohën e vonesës duke shtypur butonat e duhur.

9.Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të filluar larjen. Treguesi i ecurisë do të ndriçojë dhe në ekran do të shfaqet koha e mbetur e ciklit.

Koha totale e ciklit dhe numri i cikleve të shpëlarjes në ciklin Cotton (Pambuk) mund të ndryshojë në varësi të sasisë së rrobave.

10.Pasi cikli i plotë të ketë përfunduar, energjia do të fiket automatikisht. Hapni derën dhe hiqni rrobat.

Ndërprerja e larjes

Brenda 5 minutash nga fillimi i një larjeje, është e mundshme që të shtoni/hiqni rrobat.

1.Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të hapur derën.

Nëse niveli i ujit ose temperatura e ujit brenda kazanit është shumë e lartë, dera nuk hapet kur pulson treguesi “Dera e mbyllur ”. Në këtë rast, prisni derisa treguesi të ndalojë pulsimin. (Duhen të kalojnë rreth 1 ose 2 minuta derisa treguesi të ndalojë pulsimin.)

2.Hapni derën dhe shtoni/hiqni rrobat.

3.Pas mbylljes së derës, shtypni butonin Fillo/Ndalo për të rifilluar larjen.

Shqip - 27

PËRDORIMI 03  

Untitled-14 27

 

 

2014-03-19 �� 12:39:06