Masa sigurie
Ndiqni me kujdes përkujdesjet e renditura më poshtë sepse janë thelbësore për sigurinë e pajisjes.
•Gjithmonë shkëputeni nga korrenti kondicionerin përpara se ta riparoni ose të ndërhyni në pjesët e tij të brendshme.
•Verifikoni që veprimet e instalimit dhe të testimit të kryhen nga një personel i kualifikuar.
•Sigurohuni që kondicioneri të mos instalohet në një vend që arrihet lehtësisht.
Informacione të Përgjithshme
Lexoni me kujdes përmbajtjen e këtij manuali përpara se të instaloni dhe të vendosni kondicionerin në një vend të sigurt me qëllim që të jeni në gjendje ta përdorni si udhëzues pas insalimit.
Për siguri maksimale, instaluesit duhet të lexojnë gjithmonë paralajmërimet e mëposhtme.
Ruajeni manualin e përdorimit dhe instalimit në një vend të sigurt dhe kujtohuni që t’ja jepni pronarit të ri nëse e shisni ose transferoni kondicionerin.
Ky manual shpjegon si të instaloni një njësi brenda shtëpisë me një sistem paralel me dy njësi SAMSUNG. Përdorimi i tipeve të tjera të njësive me sisteme të ndryshme kontrolli mund të dëmtojë njësitë dhe të zhvlerësojë garancinë.
Prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës për dëmtimet që mund të shkaktohen nga përdorimi i njësive që nuk përputhen.
Ky produkt është përcaktuar të jetë në përputhje me Direktivën e Tensionit të Ulët (2006/95/EC) dhe Direktivën e Përputhshmërisë Elektromagnetike (2004/108/EC) të Bashkimit Europian.
Prodhuesi nuk do të jetë përgjegjës për dëmtimin që vjen nga përdorimi i paautorizuar ose lidhja e gabuar e pjesëve elektrike dhe kërkesave të vendosura në tabelën“Kufijtë e përdorimit”, të përfshirë në këtë manual, do të zhvlerësojë menjëherë garancinë.
Kondicioneri duhet të përdoret vetëm në ato raste për të cilat është projektuar:njësia e brendshme nuk është e përshtatshme të instalohet në vende që përdoren për të larë.
Mos i përdorni pajisjet nëse dëmtohen. Nëse ndodhin probleme, fikeni pajisjen dhe shkëputeni nga energjia elektrike.
Për të parandaluar goditjet elektrike, zjarret ose dëmtimet, gjithmonë ndalojeni pajisjen, fikeni çelësin e mbrojtjes dhe kontaktoni me një teknik të
Gjithmonë kujtohuni të vëzhgoni pajisjen, lidhjet elektrike, tubat e ftohjes dhe mbrojtjet rregullisht. Këto veprime duhet të kryhen vetëm nga personeli i kualifikuar.
Pajisja përmban pjesë lëvizëse, të cilat duhet të mbahen larg arritjes së fëmijëve.
Mos u përpiqni ta riparoni, lëvizni, ndryshoni ose
Mos i vendosni kontejnerët me lëngje ose objekte të tjera mbi pajisje.
Të gjitha materialet e përdorura për prodhimin dhe paketimin e kondicionerit janë të riciklueshme.
Materialet e paketimit dhe bateritë e telekomandës (opcionale) duhet të hidhen në përputhje me ligjet aktuale.
Kondicioneri ka një ftohës që duhet të hidhet si një mbeturinë e veçantë. Në fund të ciklit të jetës së tij, kondicioneri dueht të hidhet në qendra të autorizuara ose t’i kthehet shitësit në mënyrë që të hidhet siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
Instalimi i pajisjes
RËNDËSISHME: Kur të instaloni njësinë, gjithmonë kujtohuni të lidhni së pari tubat e ftohjes dhe pastaj linjat elektrike. Gjithmonë çmontoni linjat elektrike përpara tubave të ftohjes.
Gjatë marrjes, vëzhgoni produktin për tu siguruar që nuk është dëmtuar gjatë transportit.
Nëse produkti duket i dëmtuar, MOS E INSTALONI dhe raportoni menjëherë dëmtimin tek transportuesi ose shitësi (nëse instaluesi ose tekniku i autorizuar ka mbledhur materialin nga shitësi.)
Shqip-28
A3050 RB_IB&IM_DB68-04544A_SQ-03.indd 28
2014/8/5 15:57:14