Heqja e derës
Gjatë përdorimit normal, dera e furrës nuk duhet të hiqet, por nëse kjo është e nevojshme, për shembull për qëllime pastrimi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
KUJDES: Dera e furrës është e rëndë.
2
70
1
1.Hapeni derën dhe me një goditje të lehtë hapni plotësisht kapëset në të dyja menteshat.
2.Mbylleni derën me afërsisht 70 °. Kapini anët e derës së furrës në mes me dy duar dhe tërhiqeni lart derisa të hiqen menteshat.
3.Pas pastrimit, për ta montuar derën përsëritni hapat 1 dhe 2 në rend të anasjellë. Kapësja në menteshë duhet të mbyllet në të dy anët.
Heqja e xhamit të derës
Dera e furrës është e pajisur me tri fletë xhami të vendosura përkundrejt
1.Shtypni të dy butonat në të majtë dhe në të djathtë të derës.
2.Shkëputni kapakun dhe hiqni xhamin 1 nga dera.
3.Ngrijeni xhamin 2 dhe pastrojini fletët e xhamit me ujë të ngrohtë ose me solucion larës dhe thajini duke u dhënë shkëlqim me një cohë të pastër e të butë.
Dera prej xhami ndryshon nga modeli 2 EA dhe 4 EA sipas modelit. Por, metoda e çmontimit dhe e montimit është e njëjtë.
Kur montoni xhamin e brendshëm numër 1, vendoseni stampimin me drejtim nga poshtë.