Ndërrimi i llambës
Rrezik goditjeje elektrike! Përpara se të ndërroni llambat e furrës, ndiqni hapat e mëposhtëm:
•Fikeni furrën.
•Shkëputeni furrën nga rrjeti elektrik.
•Mbrojeni llambën e furrës dhe kapakun prej xhami duke vendosur një cohë në fund dhomëzës së furrës.
•Llambat mund të blihen në qendrën e shërbimit
SAMSUNG.
Drita e pasme e furrës
1.Hiqni kapakun duke e rrotulluar në drejtim kundërorar dhe hiqni unazën metalike, unazën e sheshtë dhe pastroni kapakun prej xhami. Nëse është e nevojshme, ndërrojeni llambën me një llambë drite për furrë, 25 vat, dhe rezistente ndaj
nxehtësisë deri në 300 °C.
2.Pastrojeni kapakun prej xhami, unazën metalike dhe unazën e sheshtë nëse është e nevojshme.
3.Puthiteni unazën metalike dhe unazën e sheshtë me kapakun prej xhami.
4.Vendoseni kapakun prej xhami aty ku e hoqët në hapin 1 dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës për ta vendosur në vend.