pastrimi dhe kujdesi
Pastrimi me dorë
Sigurohuni që furra dhe pjesët shtesë të jenë ftohur para se të filloni pastrimin.
Pjesa e brendshme e furrës
•Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
•Mos e pastroni me dorë gominën e derës.
•Mos përdorni tel enësh ose sfungjerë pastrues.
•Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.
•Veshja e kapakut duhet pastruar duke përdorur ujë të nxehtë, detergjent dhe furçë najloni të
butë.
Mos përdorni solucion gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo cohë të ashpër, fije metalike, thika
ose materiale të tjera gërryese.
Pjesa e jashtme e furrës
•Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
•Thajeni me letër kuzhine ose me një peshqir të thatë.
•Mos përdorni tel enësh, pastrues kaustikë ose solucione gërryese.
Pjesët ballore të furrës prej inoksi
•Mos përdorni fije metalike, tel enësh apo materiale të tjera gërryese. Mund të dëmtojnë sipërfaqen e lëmuar.
Pjesët ballore të furrës prej alumini
•Pastrojeni sipërfaqen butësisht me një cohë të pastër e të butë ose cohë me mikrofibër dhe me një detergjent të butë xhamash.
Pjesët shtesë
•Pastrojini pjesët shtesë pas çdo përdorimi dhe thajini me një peshqir kuzhine. Nëse është e nevojshme, lërini në ujë të ngrohtë me sapun për rreth 30 minuta në mënyrë që të pastrohen më lehtë.
Shqip - 15
03 pjatat e testit dhe pastrimi
�� 6:03:50