instalimi i makinës larëse
RREGULLIMI I KËMBËVE TË NIVELIMIT
Nëse dyshemeja nuk është e sheshtë, rregulloni këmbët (mos futni pjesë druri ose ndonjë objekt tjetër nën këmbë):
1. Lironi bulonin e këmbës duke e kthyer me dorë derisa ai të jetë në lartësinë e dëshiruar.
2. Shtrëngoni dadon e kyçjes duke e kthyer me çelës.
• Vendoseni makinën larëse në një sipërfaqe të sheshtë të qëndrueshme.
Nëse makina larëse vendoset në një sipërfaqe të paniveluar të dobët, ka zhurmë dhe dridhje. (Lejohet vetëm një kënd me 1 gradë.)
HEQJA E BULONAVE TË TRANSPORTIT
Para se të përdorni makinën larëse, ju duhet të hiqni të gjitha bulonat e transportit nga pjesa e pasme e njësisë. Për të hequr bulonat:
1.Lironi të gjitha bulonat me çelës para se ti hiqni ato.
2. Kapni secilën nga kokat e bulonave dhe tërhiqeni atë përmes pjesës së gjerë të vrimës.
Përsërit për çdo bulon.
3.Mbushni vrimat me mbulesat plastike të furnizuara.
4.Ruajini bulonat e transportit për përdorim të mëvonshëm.
LIDHJA E TUBIT TË GOMËS TË FURNIZIMIT ME UJË
Tubi i gomës i furnizimit me ujë duhet të lidhet te makina larëse në njërën anë dhe te rubineti i ujit në anën tjetër.
Mos e tërhiqni tubin e furnizimit të ujit. Nëse tubi është tepër i shkurtër dhe ju nuk dëshironi që të zhvendosni rubinetin e ujit, zëvendësoni tubin me një tub më të gjatë me presion më të lartë.
Për të lidhur tubin e gomës të furnizimit me ujë:
1. Merrni përshtatësin e krahut në formë L për tubin e furnizimit me ujë të ftohtë dhe lidheni te hyrja e furnizimit me ujë të ftohtë nga mbrapa makinës larëse. Shtrëngoni me dorë.
2. Lidhni fundin tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ftohtë te rubineti i lavamanit me ujë të ftohtë dhe shtrëngojeni me dorë.
Nëse është e domosdoshme, ju mund të ripoziciononi tubin e furnizimit me ujë te fundi i makinës larëse duke liruar përshtatësin, rrotulluar tubin dhe rishtrënguar përshtatësin.
POZICIONIMI I TUBIT TË SHKARKIMIT
Fundi i tubit të shkarkimit mund të pozicionohet në tre mënyra:
Mbi skajin e lavamanit
Tubi i shkarkimit duhet të vendoset në një lartësi midis 60 dhe
90 cm. Për ta mbajtur grykën e tubin të shkarkimit të përkulur, përdorni drejtuesin plastik të furnizuar të tubit. Siguroni drejtuesin në mur me një grep ose në rakord me një copë lidhëse për të parandaluar lëvizjet e tubit të shkarkimit.