larja e një ngarkese rrobash
LARJA E RROBAVE ME DORË
Ju mund të lani rrobat manualisht pa përdorur veçorinë Fuzzy Logic. Për të bërë këtë:
1.Hapni ujin në lavamanin e burimit të ujit.
2.Shtypni butonin (On/Off) (Ndezur/Fikur) në makinën larëse.
3.Hapni derën.
4.Ngarkoni artikujt një nga një në makinë, pa e tejmbushur.
5.Mbyllni derën.
6.Vendosni pluhurin larës në kutinë e pluhurit larës .
7.Shtypni vazhdimisht butonin Program (e programit) për të zgjedhur ciklin që ju preferoni: Pambuk, Pambuk bebesh, Sintetike dhe larje e shpejtë...
8.Shtypni butonin Spin (Rrotullo) për të zgjedhur shpejtësinë e rrotullimit (Pa rrotullim, 400, 800,...,Pa rrotullim,...)
9.Vazhdimisht shtypni butonin Function (Funksion) për të zgjedhur ciklin që ju preferoni (Paralarje, Shpëlarje+, Bllokim shpëlarje, ... )
10.Shtypni butonin Temp (Temperatura) për të zgjedhur temperaturën (ujë i ftohtë , 30˚C, 40˚C, 60˚C, 95˚C).
11.Shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Bëj pauzë) dhe makina do të fillojë ciklin.
Kur cikli ka përfunduar:
1.Hapni derën.
Dera nuk do të hapet për 3 minuta mbasi makina ndalon ose fiket.
2.Hiqni rrobat.
Rrotullimi i ngadaltë i tamburit nuk do të thotë mosfunksionim i makinës mbas rrotullimit të fundit të kursit të Pambuk, Pambuk bebesh ose Larje e shpejtë. Ai është një funksion për heqjen e rrobave me lehtësi.
ZGJEDHJA E OPSIONEVE
Paralarje
Paralarja është e disponueshme vetëm kur lani pambuk, pambuk bebesh, sintetike, rroba delikate. Për të përdorur paralarjen:
1.Ngarkoni pluhurin larës të paralarjes në dhomëzën e kutisë së pluhurit larës.
2.Zgjidhni “Cotton (Pambuk)”, ”Baby cotton (Pambuk bebesh)” ose ”Synthetics (Sintetike)” me butonin e përzgjedhjes Program.
3.Shtypni butonin Function (Funksion) derisa dritat e treguesit “Prewash (Paralarje)” të ndizen në panelin e kontrollit.
4.Shtypni Start/Pause (Fillo/Bëj pauzë) për të nisur ciklin.
Rinse+ (Shpëlaj+)
Makina juaj larëse do të kalojë nëpër një cikli shpëlarje shtesë.
Kohëzgjatja e larjes do të zgjatet sipas rrethanave.
Rinse Hold (Bllokimi i shpëlarjes)
Rrobat ngelin të lagura në ujin përfundimtar të shpëlarjes.
Para se rrobat mund të hiqen nga makina, programi “Spin (Rrotullim)” duhet të vihet në veprim.