energjisëtëkonsumittëinteligjenteFunksione

Qarkullimi horizontal i ajrit (manual)

Mbajeni qarkullimin horizontal të ajrit në drejtim konstant duke ndryshuar manualisht drejtimet e fletëve të qarkullimit horizontal të ajrit.

KUJDES

Për të evituar lëndimet, sigurohuni që t'i ndryshoni drejtimet e fletëve të qarkullimit horizontal të ajrit pas ndalimit të lëvizjeve të fletës së qarkullimit vertikal të ajrit.

Funksioni për freskimin

Funksionet inteligjente dhe të fuqishme të kondicionerit "Samsung", e mbajnë hapësirën e caktuar të freskët dhe komode.

Modaliteti Cool

Përdoreni modalitetin Cool për të pasur freski në mot të nxehtë.

Zgjidhni Cool.

SHËNIM

Për komoditet, mbajeni ndryshimin e temperaturës midis ajrit të brendshëm dhe të jashtëm brenda 5°C në modalitetin Cool.

Pas zgjedhjes së modalitetit Cool, zgjidhni funksionin, temperaturën dhe shpejtësinë e ventilatorit që dëshironi të përdorni.

––Për freskim të shpejtë të dhomës, zgjidhni temperaturë të ulët dhe shpejtësi të fortë të ventilatorit.

––Për kursim energjie, zgjidhni temperaturë të lartë dhe shpejtësi të dobët të ventilatorit.

––Ndërkohë që temperatura e brendshme i afrohet temperaturës së caktuar, kompresori do të funksionojë me shpejtësi të ulët për të kursyer energji.

16Shqip

AR7000K ZE Good_IB_DB68-06160A-00_SQ_A5.indd 16

 

 

2016/4/23 14:58:49