Mos përdorni transformator. Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Nëse kushtet aktuale të tensionit/frekuencës/rrymës nominale janë të ndryshme, mund të shkaktohet zjarr.

Instalimi i pajisjes duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar ose nga kompania e shërbimit.

Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin ose lëndim, si dhe mund të zhvlerësohet garancia e produktit të instaluar.

Instalojeni pranë kondicionerit (por jo në panelet e tij) çelësin për shkëputjen e lidhjes dhe automatin e posaçëm për kondicionerin.

Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Fiksojeni mirë njësinë e jashtme në mënyrë që pjesa elektrike e saj të mos ekspozohet.

Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.

Mos e instaloni pajisjen pranë një ngrohësi ose materiali të ndezshëm. Mos e instaloni pajisjen në vend të lagësht, me vajra ose pluhura, ose në vend të ekspozuar ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit dhe ndaj ujit (ose shiut). Mos e instaloni pajisjen në vende ku mund të ketë rrjedhje gazi.

Mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Mos e instaloni asnjëherë njësinë e jashtme në vende si p.sh. mure të jashtme të larta, nga ku mund të bjerë.

Nëse njësia e jashtme bie, mund të shkaktohet lëndim, vdekje ose dëmtim i pronës.

Pajisja duhet të tokëzohet siç duhet. Mos e tokëzoni pajisjen në tub gazi, tub plastik uji ose linjë telefoni.

Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.

Sigurohuni të përdorni prizë të tokëzuar.

Shqip 5

sigurisë të Informacione

AR7000K ZE Good_IB_DB68-06160A-00_SQ_A5.indd 5

 

 

2016/4/23 14:58:46