KUJDES

Në rast se nuk do ta përdorni kondicionerin për një kohë të gjatë ose në raste stuhie me bubullima/vetëtima, ndërpritni energjinë tek automati.

Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

PËR PËRDORIMIN

PARALAJMËRIM

Nëse pajisja mbushet me ujë, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Nëse pajisja lëshon zhurmë të çuditshme, erë djegieje ose tym, ndërpriteni menjëherë furnizimin me energji dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

Përndryshe, mund të shkaktohet goditje elektrike ose zjarr.

Në rast rrjedhjeje gazi (si p.sh. gaz propani, gaz nafte të lëngët etj.), ajroseni menjëherë ambientin pa e prekur kordonin elektrik. Mos e prekni pajisjen ose kordonin elektrik.

Mos përdorni ventilator.

Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.

Për të riinstaluar kondicionerin, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.

Përndryshe, mund të shkaktohen probleme me produktin, rrjedhje uji, goditje elektrike ose zjarr.

Për produktin nuk ofrohet shërbim transporti. Nëse e riinstaloni produktin në një vend tjetër, do të paguani shpenzime shtesë ndërtimore dhe tarifë montimi.

sigurisë të Informacione

Shqip 7

AR7000K ZE Good_IB_DB68-06160A-00_SQ_A5.indd 7

 

 

2016/4/23 14:58:47