sigurisë të Informacione

Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit, sidomos kur dëshironi ta instaloni produktin në një vend të pazakontë, si p.sh. në një zonë industriale ose pranë bregdetit, ku ai është i ekspozuar ndaj kripës në ajër.

Mos e prekni automatin me duar të lagura.

Mund të shkaktohet goditje elektrike.

Mos e fikni kondicionerin nga automati ndërkohë që është duke punuar.

Fikja dhe rindezja e kondicionerit nga automati mund të shkaktojë shkëndijë dhe të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

Pas shpaketimit të kondicionerit, mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve, pasi mund të jenë të rrezikshme për ta.

Nëse fëmija vendos një qese në kokë, mund të mbytet.

Mos e prekni fletën e ventilatorit me duar apo me gishta gjatë ngrohjes.

Mund të shkaktohet goditje elektrike ose djegie.

Mos i futni gishtat ose objekte të tjera në vrimat e hyrjes/daljes së kondicionerit.

Bëni kujdes të veçantë që fëmijët të mos lëndohen duke futur gishtat brenda produktit.

Mos e godisni dhe mos e tërhiqni me forcë të tepërt kondicionerin.

Mund të shkaktohet zjarr, lëndim ose probleme me produktin.

Mos vendosni objekte pranë njësisë së jashtme, të cilat u mundësojnë fëmijëve të hipin në pajisje.

Mund të shkaktohet lëndim i rëndë i fëmijëve.

Mos e përdorni kondicionerin për periudha të gjata kohore në vende të paajrosura mirë ose pranë njerëzve të sëmurë.

8Shqip

AR7000K ZE Good_IB_DB68-06160A-00_SQ_A5.indd 8

 

 

2016/4/23 14:58:47