Udhëzimet e Përdoruesit

Ruajtja e Imazhit në Ekran

Mos shfaqni një imazh të palëvizshëm (të tillë si në një lojë video ose kur lidhni një PC (Kompjuter) me këtë PDP) në monitorin plazmë për më shumë se 2 orë, pasi mund të shkaktojë ruajtje të imazhit në ekran. Kjo ruajtje e imazhit njihet gjithashtu si “screen burn” (djegje e ekranit). Për të shmangur një ruajtje të tillë të imazhit, zvogëloni shkallën e shkëlqimit dhe kontrastit të ekranit kur shfaqni një imazh të palëvizshëm.

Lartësia

PDP mund të funksionojë normalisht vetëm nën 2000m lartësi. Ai mund të mosfunksionojë normalisht në një vend me lartësi mbi 2000m, kështu që mos e instaloni dhe mos e vini në funksionim atje.

Nxehtësia në pjesën e sipërme të TV PDP

Pjesa e sipërme e produktit mund të jetë e nxehtë pas periudhave të gjata të përdorimit, pasi nxehtësia shpërndahet nga paneli nëpërmjet vrimës së ajrimit në pjesën e lartme të produktit. Kjo është normale dhe nuk sinjalizon ndonjë të metë ose mosfunksionim të produktit. Megjithatë, fëmijët nuk duhet të lejohen të prekin pjesën e lartme të produktit.

Produkti është duke bërë një zhumë ‘cracking’ (kërcitëse).

Një zhurmë ‘cracking’ (kërcitëse) mund të ndodhë kur produkti tkurret ose bymehet për shkak të një ndryshimi në mjedisin rrethues, si p.sh. temperatura ose lagështira. Kjo është normale dhe jo e metë e njësisë.

Të meta të Elementëve

PDP përdor një panel të përbërë nga 1,230,000 piksela (të nivelit SD) deri në 3,150,000 piksela (të nivelit HD), të cilat kërkojnë një teknologji të sofistikuar për t’u prodhuar. Megjithatë, mund të jenë disa piksela të shkëlqyeshme ose të errëta në ekran. Këto piksela nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.

Shmangi përdorimin e TV në temperaturat nën 5°C(41°F)

Një imazh i palëvizshëm i shfaqur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtim të

përhershëm në panelin PDP.

Shikimi i TV PDP në formatin 4:3 për një periudhë të gjatë kohe mund të lërë gjurmë të kufinjve që shfaqen në të majtë, të djathtë dhe në qendër të ekranit, të shkaktuar nga ndryshimi i nxjerrjes së dritës në ekran. Përdorimi i një pajisje DVD ose të lojrave mund të shkaktojë një ndikim të ngjashëm në ekran. Dëmtimet e shkaktuara nga ndikimi i mësipërm nuk janë të mbuluara nga Garancia.

Imazhi mbetës në Ekran.

Shfaqja e imazheve të palëvizshme nga lojra Video dhe PC (Kompjuter) për më shumë se një periudhë kohe e caktuar mund të prodhojë imazhe mbetës të pjesshëm. Për të parandaluar këtë efekt, zvogëloni ‘brightness’ (shkëlqimi) dhe ‘contrast” (kontrasti) kur shfaqni imazhet e palëvizshme.

Garancia

-Garancia nuk mbulon ndonjë dëmtim të shkaktuar nga ruajtja e imazhit.

-Burn-in (Djegja e ekranit) nuk është e mbuluar nga garancia.

Instalimi

Sigurohuni që të kontaktoni një qendër të shërbimit të autorizuar kur të instaloni sistemin tuaj në një vend me shumë pluhur, temperatura të larta ose të ulta, lagështirë të lartë, substanca kimike dhe ku ai funksionon në mënyrë të vazhdueshme, të tilla si aeroportë, stacionë treni, etj. Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë një dëm të rëndë në sistemin tuaj.

Kontaktoni SAMSUNG WORLDWIDE

Nëse keni ndonjë pyetje ose komente në lidhje me produktet Samsung, ju lutemi kontaktoni qendrën për kujdesin ndaj klientëve të SAMSUNG. (Shihni kopertinën e pasme për më shumë informacion.)

© 2008 Samsung Electronics Co., Ltd. All rights reserved.

Shqip - 

Page 344
Image 344
Samsung BN68-01528B-02 user manual Udhëzimet e Përdoruesit