VENDOSJA E ORËS

Furra juaj me mikrovalë ka një orë të brendshme. Kur lidhet me energjinë, në ekran shfaqet automatikisht “:0”, “88:88” ose “12:00”.

Ju lutemi vendosni orën aktuale. Ora mund të shfaqet ose në formatin me

24 orë ose me 12 orë. Ju duhet të vendosni orën:

Kur instaloni fillimisht furrën tuaj me mikrovalë

Pas një ndërprerje të energjisë

Mos harroni të rivendosni orën kur kaloni nga periudha e verës në periudhën e dimrit dhe anasjelltas.

Funksioni automatik i kursimit të energjisë

Nëse nuk zgjidhni ndonjë funksion kur pajisja është në mes të cilësimit ose funksionimit në gjendje përkohësisht të ndaluar, funksioni anulohet dhe ora do të shfaqet pas 25 minutash.

Llamba e furrës do të fiket pas 5 minutash kur dera është e hapur.

1.Për të afishuar orën në...

Formatin me 24 orë

Formatin me 12 orë

Shtypni një ose dy herë butonin Clock (Ora) ().

2.Caktoni orën me butonin h dhe minutat me butonin

min.

3.Kur shfaqet ora e saktë, shtypni sërish butonin

Clock (Ora) () për të nisur orën.

Rezultati: Ora shfaqet sa herë që nuk përdorni furrën me mikrovalë.

GATIMI/RINGROHJA

Procedura e mëposhtme shpjegon se si ta gatuani ose ta ringrohni ushqimin.

Para se të largoheni nga furra, kontrolloni gjithmonë cilësimet e gatimit.

Së pari, vendoseni ushqimin në mes të pjatës rrotulluese dhe mbyllni derën.

1. Shtypni butonin Power Level (Niveli i fuqisë) ().

Rezultati: Shfaqen treguesit prej

800 W (fuqia maksimale e gatimit): Zgjidhni nivelin e duhur të fuqisë duke shtypur përsëri butonin Power Level (Niveli i fuqisë) () derisa të shfaqet fuqia përkatëse në vat. Referojuni tabelës së nivelit të fuqisë në faqen tjetër.

2.Zgjidhni kohën e gatimit duke shtypur butonin

10 min, 1 min dhe 10 s.

3. Shtypni butonin Start (Fillo) ().

Rezultati: Drita e furrës ndizet dhe pjata rrotulluese fillon të rrotullohet.

Fillon gatimi dhe kur mbaron, sinjali i furrës bie katër herë.

Kurrë mos e ndizni furrën me mikrovalë kur është bosh.

13

SHQIP

ME73A_BOL_DE68-03794D-03_SQ.indd 13

 

 

2013-09-11 �� 2:26:37