SHQIP

NIVELET E FUQISË

Ju mund të zgjidhni një nga nivelet e mëposhtme të fuqisë.

Niveli i fuqisë

Fuqia

 

 

E LARTË

800 W

 

 

MESATARE E LARTË

600 W

 

 

MESATARE

450 W

 

 

MESATARE E ULËT

300 W

 

 

SHKRIRJE ( )

180 W

 

 

E ULËT

100 W

 

 

Nëse zgjidhni nivel më të lartë fuqie, koha e gatimit duhet të ulet. Nëse zgjidhni nivel më të ulët fuqie, koha e gatimit duhet të rritet.

NDËRPRERJA E GATIMIT

Ju mund ta ndërprisni gatimin në çdo moment për të kontrolluar ushqimin.

1.Për ta ndërprerë përkohësisht; Hapni derën.

Rezultati: Gatimi ndërpritet. Për të rifilluar gatimin, mbylleni derën dhe shtypni përsëri Start (Fillo) ().

2.Për ta ndërprerë përfundimisht;

Shtypni butonin Stop (Ndërprerje) ( ).

Rezultati: Gatimi ndërpritet. Nëse dëshironi të anuloni cilësimet e

gatimit, shtypni përsëri butonin Stop (Ndërprerje) ( ).

Cilindo cilësim mund ta anuloni përpara fillimit të gatimit thjesht duke shtypur butonin Stop (Ndërprerje) ( ).

RREGULLIMI I KOHËS SË GATIMIT

Ju mund ta rritni kohën e gatimit duke shtypur butonin +30s një herë për çdo 30 sekonda të shtuara.

1.Shtypni butonin +30s një herë për çdo 30 sekonda të shtuara.

2.Shtypni butonin Start (Fillo) ().

VENDOSJA E REGJIMIT TË KURSIMIT TË ENERGJISË

Furra ka një regjim për kursimin e energjisë. Ky opsion kursen energjinë kur furra nuk është në punë.

Furra do të kalojë në regjimin e kursimit të energjisë pas 5 minutash nëse nuk përdoret. Gjatë kohës që është në regjimin e kursimit të energjisë, ekrani është bosh dhe furra nuk mund të përdoret.

• Për të hequr regjimin e kursimit të energjisë, hapni derën dhe më pas në ekran do të shfaqet “0”. Furra është gati për t'u përdorur.

Nëse dëshironi të përdorni regjimin e kursimit të energjisë, shtypni butonin Energy Save (Kursimi i energjisë) ().

14

ME73A_BOL_DE68-03794D-03_SQ.indd 14

 

 

2013-09-11 �� 2:26:37