madhësia e dhomës në të cilën mund të jetë vendosur pajisja varet nga sasia e gazit ftohës që përdoret.

Mos ndizni kurrë një pajisje që tregon shenja dëmtimi. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin. Dhoma ku mund të jetë vendosur frigoriferi duhet të jetë me madhësi 1m³ për çdo 8g gaz ftohës R600a brenda pajisjes.

Sasia e gazit ftohës në pajisjen tuaj përkatëse tregohet në pllakën e identifikimit brenda pajisjes.

4_ informacion sigurie

SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRIM PARALAJMËRUESE PËR

INSTALIMIN

• Mos e instaloni frigoriferin në një vend me lagështi ose ku mund të bjerë në kontakt me ujin.

-Dëmtimi i izolimit të pjesëve elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e vendosni këtë frigorifer në dritë të drejtpërdrejtë të diellit ose mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës ose pajisjeve të tjera.

Mos vendosni disa pajisje në të njëjtin bllok prizash. Frigoriferi duhet që të vendoset gjithmonë në prizën e tij individuale, me tension nominal që përputhet me atë

në pllakën e klasifikimeve.

-Kjo ofron performancën më të mirë dhe parandalon gjithashtu mbingarkimin e qarqeve të kabllove elektrike në shtëpi, të cilat mund të shkaktojnë rrezik zjarri nga kabllot e tejnxehur.

Nëse priza në mur është e liruar, mos e fusni spinën.

-Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.

DA99-02116P-11.indb Sec2:4

2016. 3. 24. ￿￿ 10:51