përdorimi i frigoriferit

KONTROLLIMI I PANELIT TË KONTROLLIT

(LLOJI A)

(LLOJI B)

4 1

5 2

3

2

1

Çdo herë që të shtypni butonin, do të dëgjohet një tingull i shkurtër.

Kur kryhet vendosja e temperaturës, temperatura e vendosur afishohet fillimisht për 5 sekonda dhe më pas treguesi do të afishojë temperaturën aktuale të ngrirësit.

Treguesi i temperaturës së frigoriferit ose të ngrirësit do të pulsojë kur temperatura në dhomëzën e frigoriferit ose të ngrirësit të rritet ndjeshëm nga vendosja e ushqimit të ngrohtë ose nga hapja e shpeshtë e derës.

(Treguesi i temperaturës së frigoriferit ose ngrirësit do të ndalojë së pulsuari kur temperatura në frigorifer ose në ngrirës do të normalizohet. Nëse treguesi i temperaturës nuk ndalon së pulsuari pas disa orësh, ju lutemi kontaktoni me qendrën e shërbimit.

PËRDORIMI 02

PËRDORIMI I PANELIT TË KONTROLLIT (LLOJI A)

1Frigoriferi

Prekni butonin e frigoriferit për të vendosur temperaturën e dëshiruar të frigoriferit nga një diapazon ndërmjet

1°C dhe 7°C. Temperatura e parazgjedhur është e vendosur në 3°C dhe çdo herë që e shtypni butonin e frigoriferit, temperatura do të ndryshojë në rendin vijues dhe treguesi i temperaturës do të afishojë temperaturën e dëshiruar.

Kur kryhet vendosja e temperaturës, temperatura e vendosur afishohet fillimisht për 5 sekonda dhe më pas treguesi do të afishojë temperaturën aktuale të frigoriferit.

2 Ngrirësi

Prekni butonin e ngrirësit për të vendosur temperaturën e dëshiruar të ngrirësit nga një diapazon ndërmjet

-14°C dhe -25°C. Temperatura e parazgjedhur është e vendosur në -20°C dhe çdo herë që prekni butonin e ngrirësit, temperatura do të ndryshojë në rendin vijues dhe treguesi i temperaturës do të afishojë temperaturën e dëshiruar.

3Drita

(mbajeni 3 sekonda për alarmin)

Prekni butonin e dritës për të aktivizuar funksionin e dritës dhe drita poshtë derës së frigoriferit do të ndizet.

Drita qëndron e ndezur ndërkohë që funksioni i dritës aktivizohet.

Nëse doni që ta rregulloni ndriçimin e dritës, prekeni përsëri butonin e dritës.

(Rregullimi i ndriçimit mund të mos disponohet, në varësi të modeleve.)

Për të çaktivizuar funksionin e dritës, prekni përsëri butonin e dritës derisa drita të fiket.

Drita ndezur (e ndritshme) Drita ndezur (mesatare)

Drita ndezur (e errët)

Drita fikur

Prekni butonin e dritës për më shumë se 3 sekonda për të aktivizuar funksionin e alarmit.

Treguesi i alarmit do të ndriçojë dhe frigoriferi do t'ju njoftojë me një tingull alarmi nëse dera e frigoriferit mbahet hapur për më shumë se 2 minuta.

Për të çaktivizuar funksionin e alarmit, prekni butonin e dritës për më shumë se 3 sekonda.

• Drita e aktivizuar: Drita qëndron e ndezur.

Drita e çaktivizuar: Nëse e hapni derën e ngrirësit me derën e frigoriferit të mbyllur, drita do të ndizet.

përdorimi _19

DA99-02116P-11.indb ￿￿1:19

2016. 3. 24. ￿￿ 10:52