SHENJA TË RËNDA

PARALAJMËRIM

PARALAJMËRIMI PËR INSTALIMIN

• Mos e instaloni ngrirësin

në një vend të lagësht ose ta vendosni aty ku mund të bjerë në kontakt me ujin.

-Prishja e izolimit të pjesëve elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Mos e vendosni këtë ngrirës në dritën direkte të diellit ose ta ekspozoni në nxehtësinë e sobave, ngrohëseve të dhomës ose pajisjeve të tjera.

Mos përdorni asnjëherë tuba gazi, linja telefoni ose shufra të tjera rrufepritëse si tokëzim.

-Përdorimi i gabuar i spinës të tokëzimit mund të shkaktojë goditje elektrike.

Mos lidhni pajisje të ndryshme në të njëjtin qark elektrik. Ngrirësi duhet të lidhet gjithmonë në prizën e vet elektrike e cila ka vlerë tensioni të njëjtë me atë në etiketën e vlerave elektrike.

-Kjo siguron performancën më të mirë dhe parandalon gjithashtu mbingarkesën e qarqeve elektrike në shtëpi të cilat mund të shkaktojnë rrezik zjarri nga mbi nxehja e kabllove.

• Mos përdorni një kabëll që ka

dëmtime çarjeje ose gërryerje nëpër gjatësinë e tij ose në fund.

Mos e përkulni kabullin e korrentit fort ose të vendosni artikuj të rëndë mbi të.

• Ky ngrirës duhet të instalohet në mënyrën e duhur dhe të vendoset në përputhje me manualin para se të përdoret.

Nëse priza në mur është e lirë, mos e vendosni prizën e korrentit.

-Ekziston rreziku i goditjeve elektrike ose zjarrit.

Lidheni prizën elektrike në pozicionin e duhur me kabullin të varur poshtë.

-Nëse e lidhni prizën elektrike mbrapsht, kabulli mund të pritet dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.

Kur lëvizni ngrirësin, bëni kujdes të mos e rrotulloni ose të dëmtoni kabullin e korrentit.

- Kjo përbën rrezik zjarri.

Sigurohuni që spina e korrentit nuk është e shtypur ose e dëmtuar nga pjesa e pasme e ngrirësit.

Mbajini materialet e paketimit larg arritjes të fëmijëve.

-Ekziston rreziku i vdekjes për shkak të mbytjes nëse fëmijët i vendosin në kokë.

Shqip - 4

DA68-03009F-06.indb 4

2016. 3. 25. ￿￿ 10:19

Page 196
Image 196
Samsung RZ28H6165SS/EO, RZ28H6165SS/WS manual Shenja TË Rënda, Paralajmërimi PËR Instalimin, Mos përdorni një kabëll që ka