Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë informacione.

Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë

Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pjesën e jashtme të pajisjes ose ta bëni që të keqfunksionojë.

Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për informacione rreth frekuencës të radios

Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me disa aparate dëgjimi. Para se të përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të ndikohet nga frekuencat e radios të nxjerra nga pajisja juaj.

Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve ose aparateve që lëshojnë frekuenca radiosh, të tilla si sistemet e zërit dhe kullat e radios

Frekuencat e radios mund të bëjnë që pajisja juaj të keqfunksionojë.

Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit

Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.

Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.

Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.

Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.

Nëse vini re aroma ose tinguj të çuditshëm që vijnë nga pajisja juaj ose bateria, ose nëse shikoni tym apo lëngje që dalin nga pajisja ose bateria, menjëherë mos e përdorni më pajisjen dhe çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung

Nëse nuk veproni kështu mund të shkaktoni zjarr ose shërthim.

Shqip