Ruajtja dhe mirëmbajtja

Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni papastërtitë përpara se të shihni televizor.

Pjesa e jashtme dhe ekrani i produktit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të parandaluar gërvishtjet sigurohuni që ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.

Shqip

Mos spërkatni ujë drejtpërdrejt mbi produkt. Çdo lloj lëngu që futet brenda në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.

Pastrojeni produktin me një leckë të butë të njomur me pak ujë. Mos përdorni lëng të ndezshëm (p.sh. benzen, hollues) ose agjent pastrues.

Sigurimi i ajrimit të duhur për televizorin

Kur të instaloni televizorin, mbani një distancë prej të paktën 10 cm mes televizorit dhe objekteve të tjera (mureve, anëve të bufesë etj.) për të siguruar ajrosjen e duhur. Mosarritja e ajrosjes së duhur mund të rezultojë në zjarr ose në një problem me produktin, të shkaktuar nga rritja e temperaturës së brendshme.

Nëse përdorni mbajtëse ose montues në mur për instalimin e televizorit, rekomandojmë përdorimin vetëm të pjesëve të ofruara nga Samsung Electronics.

•• Nëse përdorni pjesë të ofruara nga prodhues të tjerë, kjo mund të shkaktojë vështirësi me produktin ose lëndime të mundshme nga rrëzimi i produktit.

 

Instalimi me mbajtëse.

 

Instalimi me montim në mur.

 

10 cm

 

10 cm

 

 

 

10 cm

10 cm

10 cm

10 cm

 

 

 

10 cm

Paralajmërime të tjera

Pamja aktuale e televizorit mund të ndryshojë nga ilustrimet e këtij manuali, në varësi të modelit. Bëni kujdes kur ta prekni televizorin. Disa pjesë mund të jenë paksa të nxehta.

Shqip - 15

[UF5300-XH]BN68-04808T-03L16.indb 15

 

 

2013-11-13 ￿￿ 4:37:34