Samsung UE48H5203AWXXN Lidhja me rrjetin, Lidhja e rrjetit Me valë, Kablloja LAN Nuk disponohet

Models: UE40H5203AWXXN UE48H5203AWXXN UE48H5203AWXXH UE40H5203AWXZG UE40H5203AWXXC UE40H5203AWXXH UE48H5203AWXXC

1 290
Download 290 pages 53.99 Kb
Page 188
Image 188

Lidhja me rrjetin

Lidhja e Smart TV me rrjetin mundëson përdorimin e shërbimeve në internet, si Smart Hub dhe të përditësimeve të softuerëve.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard. Për t'u lidhur me valë duhet që fillimisht të lidhni një "përshtatës LAN me valë të Samsung" (WIS12ABGNX - shitet veçmas) në folenë USB të televizorit. Shihni figurën më poshtë.

Ndarësi IP me valë

(Rrugëzues me server DHCP)

Porta LAN në mur

Përshtatësi Samsung i

LAN-it me valë (Nuk disponohet)

Kablloja LAN (Nuk disponohet)

Masat paraprake për rrjetin me valë

-- Përshtatësi Samsung i LAN-it me valë mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g dhe n. Samsung-u rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Kur luani video në një lidhje IEEE 802.11b/g, videoja mund të mos luhet rrjedhshëm.

-- Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose modem me valë. Nëse rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të përdorë adresë DHCP ose statike për t'u lidhur me rrjetin me valë.

-- Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim. Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ose ndërprerje të komunikimit.

-- Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem opsional sigurie. Duhet të krijoni një kod sigurie me anë të karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie nevojitet për t'u lidhur me rrjetin me valë.

Shqip - 8

[UH5203-40_48-XH]BN68-06725D-03L16.indb 8

2014-11-17 오후 12:58:40

Page 188
Image 188
Samsung UE48H5203AWXXN, UE40H5203AWXZG Lidhja me rrjetin, Lidhja e rrjetit Me valë, Masat paraprake për rrjetin me valë