Masa paraprake të sigurisë: Sigurimi i televizorit në mur për të parandaluar rënien e tij
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen apo të mos ta destabilizojnë televizorin. Ky veprim mund të shkaktojë rrëzimin e televizorit, duke shkaktuar lëndime të rënda ose
vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë të përmendura në broshurën e sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur qëndrueshmërinë dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.
PARALAJMËRIM: Mos e vendosni kurrë televizorin në një vend të paqëndrueshëm. Televizori mund të bjerë, duke shkaktuar lëndim të rëndë personal ose vdekje. Shumë lëndime, veçanërisht ndaj
fëmijëve, mund të shmangen duke marrë masa të thjeshta paraprake si
•• Përdorimi i mobilieve ose mbështetëseve të rekomanduara nga prodhuesi i televizorit.
•• Përdorimi vetëm i mobilieve që mund ta mbështesin televizorin në mënyrë të sigurt.
•• Sigurimi që televizori nuk i tejkalon anët e mobilies mbështetëse.
•• Mosvendosja e televizorit mbi pjesë pajisjesh të gjata (për shembull, bufe ose rafte librash) pa e fiksuar, si mobilien ashtu dhe televizorin në një mbështetëse të përshtatshme.
•• Mosvendosja e televizorit mbi rroba ose materiale të tjera që mund të gjenden midis televizorit dhe mobilies mbështetëse.
•• Edukimi i fëmijëve për rreziqet që vijnë nga hipja mbi mobilie për të arritur televizorin ose kontrollet e tij.
Nëse ruani dhe zhvendosni televizorin që po zëvendësoni me televizorin e ri, duhet të merrni të njëjtat masa paraprake si për televizorin e vjetër.
Shqip
Parandalimi i rrëzimit të televizorit
1.Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vidat e duhura. Sigurohuni që vidat të jenë montuar mirë në mur.
––Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si p.sh. pajisje mbërthyese, në varësi të llojit të murit.
2.Shtrëngoni fort një grup kapësesh në mur duke përdorur vida të madhësisë së duhur.
––Për specifikat e vidave, shih pjesën e vidave standarde në tabelën te "Montimi i televizorit në mur".
3.Lidhini kapëset e fiksuara në televizor dhe kapëset e fiksuara në mur me një kavo rezistente e të fortë dhe më pas shtrëngoheni mirë.
––Instalojeni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.
––Lidheni kavon në mënyrë të atillë që kapëset e fiksuara në mur të jenë në të njëjtën lartësi ose më poshtë se kapëset e fiksuara në televizor.
•• Ngjyra dhe forma e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
Shqip - 9