Probleme me aplikacionet e videove ("Youtube" etj.)

•• Ndryshoni "DNS" në 8.8.8.8. Zgjidhni

> Cilësimet > Të përgjithshme > Rrjeti > Statusi i rrjetit >

Cilësim. IP > Cilësimi DNS > Fute manualisht > Serveri DNS > shkruani 8.8.8.8 > OK.

•• Rivendoseni duke zgjedhur

> Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Rivendos Smart Hub.

Çfarë është mbështetja në distancë?

Shërbimi i mbështetjes në distancë i "Samsung" ju ofron mbështetje individuale me një teknik të "Samsung", i cili në distancë mund të:

•• Diagnostikojë televizorin

•• Rregullojë cilësimet e televizorit për ju

•• Kryejë rivendosjen e vlerave të fabrikës të televizorit

•• Instalojë përditësime të rekomanduara të firmuerit

Si funksionon mbështetja në distancë?

Mund të përfitoni lehtësisht shërbimin e mbështetjes teknike në distancë nga "Samsung" për televizorin tuaj:

1.Telefononi qendrën e kontaktit të Samsung-ut dhe kërkoni mbështetje në distancë.

2.Hapni menynë në televizor dhe shkoni te seksioni Mbështet. ( > Cilësimet > Mbështet)

3.Zgjidhni Kontrolli në Distancë dhe lexoni dhe pranoni marrëveshjet e shërbimit. Kur shfaqet ekrani i kodit PIN, jepini teknikut numrin PIN.

4.Tekniku do të lidhet në vijim me televizorin tuaj.

Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit

Sensori i kursimit rregullon automatikisht ndriçimin e televizorit. Ky funksion mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Nëse dëshironi ta

çaktivizoni, shkoni te > Cilësimet > Të përgjithshme > Zgjidhja eko > Diktimi i dritës së ambientit.

•• Nëse ekrani është shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të errët, kjo mund të shkaktohet nga funksioni Diktimi i dritës së ambientit.

•• Sensori ekonomik ndodhet në pjesën e poshtme të televizorit. Mos e bllokoni sensorin me objekte. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.

Shqip - 16

Page 216
Image 216
Samsung UE65NU7402UXXH manual Çfarë është mbështetja në distancë?, Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit