03 Telekomanda inteligjente "Samsung"

Rreth butonave në Telekomanda inteligjente "Samsung"

•• Figurat, butonat dhe funksionet e Telekomanda inteligjente "Samsung" mund të ndryshojnë në varësi të

modelit.

(Rryma)

Shtypeni për të ndezur ose fikur televizorin.

(butoni Numri)

Kur shtypet, shfaqet një shirit me numra në fund të ekranit. Zgjidhni numrat dhe zgjidhni Kryer për të dhënë një vlerë numerike. Përdoreni për të ndryshuar kanalin, për të dhënë një "PIN", për të dhënë një kod postar etj.

•• Kur shtypet për1 sekondë ose më shumë, shfaqet menyja TTX.

Tastiera e butonave të drejtimit (lart/ poshtë/majtas/djathtas)

Lëviz fokusin dhe ndryshon vlerat e shfaqura në menynë e televizorit.

(Rikthim)

Kthehet në menynë e mëparshme. Kur shtypet për1 ose më shumë sekonda, funksioni i hapur mbyllet. Kur shtypet gjatë shikimit të

një programi, shfaqet kanali i mëparshëm.

(Luaj/pusho)

Kur shtypet, shfaqen komandat e luajtjes. Me anë të këtyre komandave mund të komandoni përmbajtjen multimedia që luhet.

(Smart Hub)

Kthehet në Ekrani i parë.

(Ndërveprimi zanor)

Hap Ndërveprimi zanor. Shtypni butonin, thoni një komandë zanore dhe lëshojeni butonin për të hapur Ndërveprimi zanor.

Kur shtypni butonin, menyja Enter Voice Command Guide shfaqet në fund të ekranit.

•• Gjuhët dhe veçoritë e mbështetura për ndërveprimin zanor mund

të ndryshojnë në varësi të zonës gjeografike.

(butoni Ngjyra)

Përdorini butonat me ngjyra për të hapur opsione të tjera specifike të funksionit që po përdoret.

Zgjidh

Zgjedh ose hap artikullin e fokusuar. Kur shtypet gjatë shikimit të përmbajtjes, shfaqet informacioni i detajuar i programit.

VOL (Volumi)

Lëvizni butonin lart ose poshtë për të rregulluar volumin. Shtypeni butonin për ta heshtur zërin. Kur shtypet për 1 sekondë ose më shumë, shfaqet menyja Shkurtoret e asistencës.

CH (Kanali)

Lëvizni butonin lart ose poshtë për të ndërruar kanalin. Për të parë ekranin e Udhëz., shtypni butonin.

•• Kur shtypet për1 sekondë ose më shumë, shfaqet ekrani Lista e kanaleve.

Shqip - 10

Page 210
Image 210
Samsung UE65NU7402UXXH manual Rreth butonave në Telekomanda inteligjente Samsung