Përgatitja

Gjatë përdorimit

Mos e lëvizni fshesën me korrent duke e mbajtur nga zorra. Përdorni dorezën në fshesën me korrent për ta ngritur ose mbajtur fshesën.

Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin elektrik para se ta hiqni nga priza.

Mos e përdorni jashtë shtëpisë ose në qilima apo sipërfaqe të lagura.

Mos e përdorni këtë produkt në mjedise të jashtme pasi synohet vetëm për përdorim shtëpiak.

––Ka rrezik avarie ose dëmtimi.

❇❇Pastrimi në mjedise të jashtme: Gurë, çimento

❇❇Një sallë bilardoje: Pluhur shkumësi

❇❇Një dhomë septike në spital

Mos e përdorni fshesën me korrent për të thithur lëngje (si uji), brisqe, kunja ose prush.

––Ka rrezik avarie ose dëmtimi.

Sigurohuni që fëmijët të mos e prekin fshesën me korrent ndërsa jeni duke e përdorur.

––Fëmijët mund të digjen nëse trupi i fshesës mbinxehet.

Mos e shkelni dhe mos e përplasni trupin e fshesës. ––Mund të shkaktohet lëndim ose dëmtim.

Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset, hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.

6Shqip

VC2100_13ge_00758L-00_GE.indb 6

2017-01-13 오후 2:53:08

Page 86
Image 86
Samsung VC07M2110SR/GE, VC07M2110SB/GE, VC07M21A0V1/GE, VC07M21A0VN/GE, VC07M21A0VG/GE manual Përgatitja