PIKA TË RËNDËSISHME SIGURIE

1.Lexojini me kujdes të gjitha udhëzimet. Para se ta ndizni, sigurohuni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë me atë që tregohet në etiketën metalike që ndodhet në pjesën e poshtme të fshesës.

2.PARALAJMËRIM: Mos e përdorni fshesën me korrent kur rrugica ose dyshemeja është e lagur.

Mos e përdorni për të thithur ujin.

3.Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme.

Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.

4.Mos e përdorni fshesën me korrent pa qesen e pluhurave. Për efikasitet më të mirë ndërrojeni qesen e pluhurave para se të mbushet.

5.Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset, hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë.

Nxehtësia mund të deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.

6.Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të mprehta

SQ-2