4 FILTRI CIKLONIK (VETËM VARIANTET ME FILTËR CIKLONIK)

Ju mund të përdorni një qese pluhurash për një kohë të gjatë për fshesën tuaj, falë sistemit me filtër ciklonik i cili ruan në maksimum efikasitetin e pastrimit.

Copat më të mëdha të pluhurit që filtrohen nga filtri ciklonik mbahen në cilindrin e pluhurit kur ajri dhe pluhuri i thithur rrotullohen në filtrin ciklonik. Pra, qesja e pluhurave përmban vetëm copa më të vogla pluhuri.

Kur cilindri i pluhurit mbushet me pluhur deri në vizën treguese, duhet shkarkuar dhe pastruar. Cilindri i pluhurit mund të pastrohet me ujë.

1.Kthejeni cilindrin e pluhurit në të majtë dhe tërhiqeni.

2.Shkëputeni filtrin ciklonik nga shufra zgjatuese dhe doreza.

3.Pastroni fijet dhe flokët e mbledhur rreth rrjetës.

4.Pasi të pastroni cilindrin e pluhurit dhe filtrin ciklonik, lidheni filtrin ciklonik me shufrën zgjatuese dhe me dorezën (pjesa e larë duhet të thahet në një vend me hije para se të montohet).

5.Shtyjeni dhe rrotullojeni cilindrin e pluhurit në të djathtë.

Rregulloni shenjat treguese, që ndodhen secila të gdhendura në cilindrin e pluhurit dhe në filtrin ciklonik.

FILTRI CIKLONIK

CILINDRI I PLUHURIT

KOKA PËR PASTRIMIN E PJESËVE TË ÇARA

5 PASTRIMI I FILTRIT TË HYRJES (OPSION)

1

2

3

4

SHËNIM: Mos e lini filtrin që të bllokohet, pasi kjo mund të shkaktojë uljen e fuqisë ose mund të dëmtojë motorin.

SQ-8