Samsung WD0804W8E/YLE manual Karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung

Models: WD0804W8E/YLE

1 121
Download 121 pages 18.49 Kb
Page 102
Image 102

karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung

Makina juaj larëse e re do të ndryshojë mënyrën sesi ju ndjeheni në lidhje me larjen e rrobave. Nga funksioni i saj i specializuar Eco Bubble deri te efektshmëria e energjisë, makina juaj larëse e re Samsung i ka të gjitha përfi timet për ta bërë larjen e rrobave sa më të thjesht dhe të këndshme.

• Eco Bubble Wash (Larje me flluska ekonomike)

Funksioni i efektshëm Eco Buble nga Samsung, ofron më shumë pastërti dhe kujdes për rrobat. Eco Bubble mundëson shpërndarjen në mënyrë të barabartë të detergjentit duke depërtuar më shpejtë dhe më thellë te rrobat.

• Washing and drying with one button (Larje dhe tharje me një buton)

Menaxhim komod i larjes dhe i tharjes pa pushim. 4 programe të ndryshme të veçanta për tharje mund të përzgjidhen për të kryer ciklin plotë të larjes, duke përfshirë ciklin e tharjes me anë të një butoni.

Kabineti (programi standard), Tharje në temperaturë të ulët, Hekurosje, Koha e tharjes (30 minuta ~ 270 minuta) Ato programe tharjeje gjithashtu mund të vihen në punë në mënyrë të pavarur nga programet e larjes.

Larje me ajër

Sistemi i larjes me ajër heq aromat e pakëndshme të cilat nuk mund të eliminohen nëpërmjet një sistemi tradicional të larjes dhe sterilizon rrobat, një avantazh ky i mekanizmit të tij unik të larjes me ajër.

Të lashme me ajër: Xhaketa të leshta, paliçeta të pambukta/me pupla, triko, kostume, jastëkë, jastëkë divani, kukulla të qëndisura me dorë

Nuk vlen për: të lëkurtat, të mëndafshtat, kadifet, batanijet me korrent, rrobat me njolla

Quick Wash (Larja e shpejtë)

Nuk keni kohë për të humbur! Programi Quick Wash (Larje e shpejtë) mund të ndihmojë në jetën tuaj të zënë - tani mund t'i lani rrobat e preferuara (deri në 2 kg) për vetëm 15 minuta!

• Motori i qetë i punës

Motori i qetë unik i punës nga Samsung punon pa rripa ose ingranazhe, duke ulur dridhjet dhe duke e bërë makinën larëse më pak të zhurmshme dhe më të qëndrueshme.

• Eco Drum Clean (Pastrim ekonomik i kazanit)

Përdorimi i Pastrimit ekonomik të kazanit ju ndihmon ta mbani pastër makinën larëse, madje dhe pa përdorur ndonjë detergjent kimik ose zbardhues. Mbajeni kazanin të pastër dhe pa aroma me anë të një programi pastrimi të specializuar.

• Baby Care (Kujdesi për foshnjën)

Makina juaj larëse Samsung përfshin programe të larjes që shtojnë mbrojtjen ndaj rrobave të fëmijëve me lëkurë të ndjeshme. Këto programe zvogëlojnë irritimin e lëkurës tek fëmijët duke minimizuar mbetjet e detergjentit. Përveç kësaj, këto programe i klasifi kojnë rrobat sipas llojeve të ndryshëm dhe larja kryhet sipas karakteristikave të rrobave, në mënyrë që rrobat e fëmijëve të ndihen të pastra dhe të rifreskuara sa herë që vishen.

2_ karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung

WD0804W8E-03264A-01_SQ.indd Sec1:2

2013-02-20 ￿￿ 7:11:05

Page 102
Image 102
Samsung WD0804W8E/YLE manual Karakteristikat e makinës tuaj larëse të re samsung