Samsung WD0804W8E/YLE Informacioni i sigurisë, Çfarë Duhet TË Dini Rreth Udhëzimeve PËR Sigurinë

Models: WD0804W8E/YLE

1 121
Download 121 pages 18.49 Kb
Page 104
Image 104

informacioni i sigurisë

Urime për larësen tuaj të re nga Samsung. Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me instalimin, përdorimin dhe kujdesin për pajisjen tuaj. Ju lutemi, kushtojini kohë leximit të këtij manuali për të përfi tuar plotësisht nga avantazhet dhe veçoritë e shumta të larëses tuaj.

ÇFARË DUHET TË DINI RRETH UDHËZIMEVE PËR SIGURINË

Ju lutemi lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar të dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt dhe me rendiment veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes tuaj të re dhe mbajeni manualin në një vend të sigurt afër pajisjes për referencë të mëvonshme. Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin që është projektuar, ashtu si përshkruhet në këtë manual udhëzimi.

Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe gjendjet e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj për të përdorur mendim praktik, kujdes dhe vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim makinën tuaj larëse.

Meqenëse këto udhëzime të mëposhtme të funksionimit mbulojnë shumë modele, karakteristikat e makinës tuaj larëse mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësime, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në internet në adresën www.samsung.com.

SIMBOLET DHE PARALAJMËRIMET E RËNDËSISHME TË SIGURISË

Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:

 

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në dëmtim i

PARALAJMËRIM

rëndë personal, vdekje dhe/ose dëm të pasurisë.

 

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të rezultojnë në dëmtim

KUJDES

personal dhe/ose dëm të pasurisë.

 

 

 

 

Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, shpërthimit, goditjes elektrike ose

KUJDES

dëmtimit personal kur përdorni makinën tuaj larëse, ndiqni këto

paralajmërime bazë të sigurisë:

MOS u përpiqni.

MOS e çmontoni.

MOS e prekni.

Ndiqni udhëzimet me saktësi.

Hiqni spinën e korrentit nga priza në mur.

Sigurohuni se makina është e tokëzuar për të parandaluar goditjen elektrike.

Telefonojini qendrës së shërbimit për ndihmë.

Shënim

Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar dëmtimin tuaj ose të të tjerëve. Ju lutemi ndiqini ato me saktësi.

Pas leximit të këtij seksioni, ruajeni atë në një vend të sigurt për referim në të ardhmen.

Lexoni të gjitha udhëzimet përpara përdorimit të pajisjes.

Ashtu si me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme. Për ta përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionimin e saj dhe ushtroni kujdes kur e përdorni atë.

4_ informacioni i sigurisë

WD0804W8E-03264A-01_SQ.indd Sec2:4

2013-02-20 ￿￿ 7:11:05

Page 104
Image 104
Samsung WD0804W8E/YLE manual Informacioni i sigurisë, Çfarë Duhet TË Dini Rreth Udhëzimeve PËR Sigurinë