instalimi i makinës larëse

ZGJEDHJA E VENDIT

Para se të instaloni makinën larëse, zgjidhni një vend me karakteristikat e mëposhtme:

Një sipërfaqe të niveluar, të fortë (nëse sipërfaqja nuk është e sheshtë, shihni “Rregullimi i këmbëve të nivelimit,” më poshtë)

Larg nga drita e diellit.

Ventilim i mjaftueshëm

Temperaturë dhome që nuk do bjerë poshtë 0 ˚C

Larg nga burimet e nxehtësisë si qymyr ose gas. Sigurohuni që makina larëse të mos jetë mbi kordonin e energjisë. Vrimat e ventilimit nuk duhet të bllokohen nga qilimi kur makina larëse instalohet mbi dysheme me qilim.

RREGULLIMI I KËMBËVE TË NIVELIMIT

Nëse dyshemeja nuk është e sheshtë, rregulloni këmbët (mos futni pjesë druri ose ndonjë objekt tjetër nën këmbë):

1.Lironi bulonin e këmbës duke e kthyer me dorë

derisa ai të jetë në lartësinë e dëshiruar.

2. Shtrëngoni dadon e kyçjes duke e kthyer me çelës.

Vendoseni makinën larëse në një sipërfaqe të fortë, të sheshtë.

Nëse makina larëse vendoset në një sipërfaqe jo të sheshtë ose të dobët, ka zhurmë dhe dridhje. (Lejohet vetëm një kënd me 1 gradë.)

HEQJA E BULONAVE TË TRANSPORTIT

Para se të përdorni makinën larëse, ju duhet të hiqni të gjitha bulonat e transportit nga pjesa e pasme e njësisë.

Pr të hequr bulonat:

1.Lironi të gjithë bulonat me çelës para se ti hiqni

ato.

2. Kapni secilën nga kokat e bulonave dhe tërhiqeni atë përmes pjesës së gjerë të vrimës. Përsëriteni për çdo bulon.

3.Mbushni vrimat me mbulesat plastike të furnizuara.

4.Ruajini bulonat e transportit për përdorim të mëvonshëm.

6_ Instalimi i makinës larëse

WF-J1461-02456G_SQ.indd 6

2007-05-21 ø¿»ƒ 7:12:34

Page 126
Image 126
Samsung WF-F861GW/YLE, WF-F861/YLP Zgjedhja E Vendit, Rregullimi I Këmbëve TË Nivelimit, Heqja E Bulonave TË Transportit