instalimi i makinës larëse

FUTJA NË PRIZË E MAKINËS LARËSE

Ju DUHET të tokëzoni prizën e makinës larëse.

Kontrolloni me një elektriçist të liçensuar para se të përdorni makinën larëse për tu siguruar që ajo është tokëzuar si duhet.

Për përdoruesit e Mbretërisë së Bashkuar

Udhëzimet e instalimeve elektrike

JESHILE DHE

SIGURESA 13

- PARALAJMËRIM KJO PAJISJE DUHET TË TOKËZOHET. E VERDHË

AMPER

Kjo pajisje duhet të tokëzohet. Në rast të një qarku të shkurtër elektrik, tokëzimi ul rrezikun e shokut elektrik duke siguruar një përcjellës për largimin e rrymës elektrike.

Pajisja është e pajisur me një qark elektrik i cili përfshin një tel tokëzimi për lidhjen në terminalin tokë të prizës tuaj elektrike të rrjetit.

Spina duhet të futet në një prizë që është instaluar dhe tokëzuar si duhet.

*Telat në këtë qark elektrik janë me ngjyrë sipas kodit të mëposhtëm:

Jeshil dhe i verdhë : Tokëzimi

Blu : Neutral

Kafe : Rryma

PASI ngjyrat e telave në qarkun elektrik të kësaj pajisjeje mund të mos korrespondojnë me shënimet e ngjyrave që identifikojnë terminalet në spinën tuaj, vazhdoni si vijon.

Lidhni telin me ngjyrë jeshile dhe të verdhë te terminali në spinë i shënuar me gërmën E ose simbolin e tokëzimit () ose me ngjyrë jeshile ose jeshile-dhe-i verdhë.

Lidhni telin blu te terminali i shënuar me gërmën N ose me ngjyrë të zezë.

Lidhni telin me ngjyrë kafe te terminali i shënuar me gërmën

L ose me ngjyrë të kuqe.

*Konsultohuni me një elektriçist të kualifikuar ose teknik shërbimi nëse keni dyshim për ndonjë nga këto udhëzime. Prodhuesi i kësaj makine larëse nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi për dëmtim te personat ose materialet për mos respektim të këtyre kërkesave.

Brenda makinës larëse nuk ka pjesë të riparueshme nga përdoruesit dhe nëse qarku elektrik i kësaj pajisjeje është i dëmtuar, ai duhet të zëvendësohet nga personel shërbimi i kualifikuar i miratuar nga prodhuesi sepse kërkohen mjete speciale.

BLUKAFE

PARALAJMËRIM

Sigurohuni që spina dhe kordoni elektrik nuk janë të dëmtuara para përdorimit. Nëse ju keni ndonjë arsye të hiqni spinën e formuar nga kjo pajisje, menjëherë hiqni siguresën dhe flakni spinën.

Mos lidhni spinën në një prizë

elektrike në asnjë rrethanë pasi ka rrezik shoku elektrik.

QARQET

Makina juaj larëse duhet të vihet në përdorim në një qark të veçantë nga pajisjet e tjera. Mos kryerja e kësaj mund të bëjë që ndërprerësi i qarkut të lëshohet ose siguresa të digjet.

8_ Instalimi i makinës larëse

WF-J1461-02456G_SQ.indd 8

2007-05-21 ø¿»ƒ 7:12:36

Page 128
Image 128
Samsung WF-F861GW/YLE, WF-F861/YLP manual Futja NË Prizë E Makinës Larëse, Për përdoruesit e Mbretërisë së Bashkuar