informacioni i sigurisë

Urime për makinë tuaj larëse të re Samsung ActivFresh™. Ky manual përmban informacion të rëndësishëm për instalimin, përdorimin dhe përkujdesjen e pajisjes tuaj. Lutemi lexojeni manualin me kujdes për të përdorur dhe njohur sa më mirë

funksionet e kësaj makine larëse.

ÇFARË DUHET TË DINI PËR UDHËZIMET E SIGURISË

Ju lutemi lexojeni këtë manual me kujdes për t’u siguruar se dini si të përdorni në mënyrë të sigurt dhe efikase tiparet dhe funksionet e shumta të pajisjes suaj të re, dhe ruajeni atë në një vend të sigurt pranë pajisjes për t’ju referuar në të ardhmen. Pajisjen përdoreni vetëm për qëllimin për të cilin është projektuar siç përshkruhet në këtë manual udhëzimesh.

Paralajmërimet dhe Udhëzimet e Rëndësishme për Sigurinë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj të jeni të arsyeshëm, të bëni kujdes dhe të jeni të vëmendshëm kur instaloni, mirëmbani dhe vini në punë makinën tuaj të larjes.

Për shkak se këto udhëzime funksionimi mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e makinës tuaj larëse mund të ndryshojnë disi nga ato të përshkruara në këtë manual dhe jo të gjitha simbolet e paralajmërimit mund të aplikohen. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të shërbimit

ose merrni ndihmë dhe informacion në faqen e internetit www.samsung.com.

SIMBOLE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË

Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual përdoruesi:

 

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të

PARALAJMERIM

rëndë të personit, vdekje dhe/ose dëmtim të pronës.

 

 

 

Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të

KUJDES

personit, dhe/ose dëmtim të pronës.

 

 

 

Për të ulur rrezikun e zjarrit, shpërthimit, goditjes elektrike ose lëndimeve

KUJDES

ndaj personit kur përdorni makinën larëse, ndiqni këto masa të

rëndësishme sigurie:

 

 

 

MOS u përpiqni.

MOS e çmontoni.

MOS e prekni.

Ndiqni udhëzimet me saktësi.

Hiqni spinën e korrentit nga priza në mur.

Sigurohuni se makina është e tokëzuar për të parandaluar goditjen elektrike.

Telefononi qendrës së shërbimit për ndihmë.

Vini re

Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve. Ju lutemi ndiqini ato me rreptësi.

Pasi ta keni lexuar këtë pjesë ruajeni në vend të sigurt që t’i referoheni në të ardhmen.

Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të përdorni pajisjen.

Sikurse me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme. Për të përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionet e saj dhe bëni kujdes kur e përdorni.

4_ informacioni i sigurisë

WF0600NC-02801R_SQ.indd 4

2010-6-29 15:33:01

Page 204
Image 204
Samsung WF0602NCE/YLE manual Informacioni i sigurisë, Çfarë Duhet TË Dini PËR Udhëzimet E Sigurisë