Samsung WF0602NCE/YLE manual Pastrimi I Rrjetës SË Filtrit TË Tubit TË Ujit

Models: WF0602NCE/YLE

1 400
Download 400 pages 4.21 Kb
Page 232
Image 232

pastrimi dhe mirëmbajtja e makinës tuaj larëse

PASTRIMI I RRJETËS SË FILTRIT TË TUBIT TË UJIT

Ju duhet t’a pastroni rrjetën e filtrit të tubit të ujit të paktën një herë në vit ose kur shfaqet mesazhi i gabimit “4E:”

1.Mbyllni furnizimin me ujë në makinën larëse.

2.Lironi tubin nga pjesa e prapme e makinës larëse. Për të parandaluar rrjedhjen e ujit për shkak të presionit të ajrit në tub, mbulojeni tubin me një copë rrobe.

3.Tërhiqni ngadalë rrjetën e filtrit nga skaji i tubit duke përdorur një palë pinca dhe shpëlajeni atë me ujë derisa të pastrohet. Gjithashtu pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme të lidhësit të rrjetës.

4.Shtyjeni filtrin në vendin e tij.

5.Shtëngojeni tubin përsëri në makinën larëse.

6.Sigurohuni se nga lidhjet nuk rrjedh ujë dhe hapni rubinetin.

RIPARIMI I NJË MAKINË LARËSE TË NGRIRË

Nëse temperatura ulet nën pikën e ngrirjes dhe makina juaj larëse ka ngrirë:

1.Shkëputeni nga priza makinën larëse

2.Hidhni ujë të ngrohtë mbi rubinetin për të liruar tubin e furnizimit me ujë.

3.Hiqeni tubin e furnizimit me ujë dhe zhyteni në ujë të ngrohtë.

4.Hidhni ujë të ngrohtë në centrifugën e makinës larëse dhe lëreni të qëndrojë aty për 10 minuta.

5.Lidheni tubin e furnizimit me ujë në rubinetin e ujit dhe kontrolloni që furnizimi me ujë dhe shkarkimi janë duke funksionuar normalisht.

RUAJTJA E MAKINËS TUAJ LARËSE PËR NJË KOHË TË GJATË

Nëse keni nevojë t’a ruani makinën tuaj larëse për një kohë të gjatë, është më mirë që t’a shkarkoni dhe shkëpusni atë. Makinat larëse mund të dëmtohen nëse uji mbetet në tuba dhe pjesët e brendshme përpara ruajtjes.

1.Zgjidhni ciklin 15’ Quick Wash (15’ Larje e shpejtë) dhe shtoni klorinë në pjesëzën e klorinës. Vëreni në punë makinën tuaj larëse përmes ciklit pa ngarkesë.

2.Mbyllni rubinetat e ujit dhe shkëpusni tubat e futjes së ujit.

3.Hiqeni makinën larëse nga priza elektrike dhe lëreni hapur derën e makinës tuaj larëse për të lejuar që ajri të qarkullojë brenda në kazan.

Nëse makina juaj është ruajtur në temperatura nën ngrirje, lejoni një farë kohë që ndonjë ujë i mbetur në makinën tuaj të shkrijë përpara përdorimit të saj.

32_ pastrimi dhe mirëmbajtja e makinës tuaj larëse

WF0600NC-02801R_SQ.indd 32

2010-6-29 15:33:36

Page 232
Image 232
Samsung WF0602NCE/YLE manual Pastrimi I Rrjetës SË Filtrit TË Tubit TË Ujit, Riparimi I NJË Makinë Larëse TË Ngrirë