vendosja e makinës tuaj larëse

PËRMBUSHJA E KËRKESAVE TË INSTALIMIT

Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi

Për të parandaluar rrezikun e panevojshëm të zjarrit, goditjen elektrike ose dëmtimin personal, të gjitha lidhjet e kabllove dhe tokëzimi duhen bërë në përputhje me Kodin Elektrik Kombëtar ANSI/ FNPA, Nr. 70 Azhornimi i Fundit dhe kodet e rregulloret vendore. Eshtë përgjegjësia personale e pronarit të pajisjes që të sigurojë një shërbim elektrik të përshtatshëm për këtë pajisje.

Mos përdorni kurrë një kabllo zgjatës.

PARALAJMERIM Përdorni vetëm kabllin e korrentit që shoqëron makinën tuaj larëse. Kur përgatisni instalimin, sigurohuni se furnizimi juaj me energji jep:

220V~240V 50Hz 15 AMP me siguresë ose çelës të qarkut

Degë individuale të qarkut që shërben vetëm për makinën tuaj larëse

Makina juaj larëse duhet të tokëzohet. Nëse makina juaj larëse nuk funksionon mirë ose prishet, tokëzimi do të zvogëlojë rrezikun e goditjes elektrike, duke siguruar një rrugë të rezistencës më të vogël për korrentin elektrik.

Makina juaj larëse shoqërohet nga një kabëll i korrentit që ka një spinë me tre dhëmbë të tokëzimit për t’u përdorur në një prizë të instaluar siç duhet dhe të tokëzuar.

Mos lidhni kurrë kabllin e tokëzimit me linja të tubacioneve plastikë, linja të gazit ose tuba të ujit të nxehtë.

Lidhja në mënyrë jo të përshtatshme e përçuesit të pajisjes për tokëzim mund të rezultojë në goditje elektrike.

Kontrolloni me një elektriçist të kualifikuar të shërbimit nëse jeni të pasigurtë nëse makina juaj larëse është tokëzuar siç duhet. Mos e modifikoni spinën që shoqëron makinën larëse. Nëse nuk hyn në prizë, instaloni një prizë të përshtatshme nga një elektriçist i kualifikuar.

Furnizimi me Ujë

Makina juaj larëse do të mbushet siç duhet kur presioni juaj i ujit është 50 kPa ~ 800 kPa. Presioni i ujit nën 50 kPa mund të shkaktojë mosfunksionim të valvolës së ujit, duke mos lejuar që valvola e ujit të mbyllet plotësisht. Ose makinës larëse mund t’i duhet më shumë kohë për t’u mbushur sesa kontrollet lejojnë, duke rezultuar në fikjen e makinës tuaj larëse. (Një kufi i kohës së mbushjes, i krijuar për të parandaluar mbushjen e tepërt/përmbytjen nëse një zorrë e brendshme çlirohet, është vendosur në kontrollet.)

Rubinetët e ujit duhet të jenë brenda 4 këmbë (122cm) nga pjesa e prapme e makinës tuaj larëse në mënyrë që tubat e futjes së ujit të arrijnë në makinë tuaj larëse.

Shumica e dyqaneve të pajisjeve hidraulike shesin tuba të futjes së ujit deri ne një gjatësi 10 këmbë (305cm.)

Ju mund të zvogëloni rrezikun e rrjedhjeve dhe dëmtimit nga uji përmes:

Duke i bërë rubinetët të disponueshëm lehtësisht.

Duke i mbyllur rubinetët kur makina larëse nuk është duke u përdorur.

Duke kontrolluar periodikisht për rrjedhje të vendet e montimit të tubave të futjes së ujit.

Përpara përdorimit të makinës tuaj larëse për herë të parë, kontrolloni të gjitha lidhjet në PARALAJMERIM valvolën e ujit dhe rubinetët e ujit për rrjedhje.

14_ vendosja e makinës tuaj larëse

WF0600NC-02801R_SQ.indd 14

2010-6-29 15:33:04

Page 214
Image 214
Samsung WF0602NCE/YLE manual Vendosja e makinës tuaj larëse, Përmbushja E Kërkesave TË Instalimit, Furnizimi me Ujë