Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë

PARALAJMËRIM: Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike ose lëndimit të personit kur përdorni pajisjen, ndiqni masat paraprake bazë si më poshtë:

Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi makinën tuaj larëse. Dera e makinës larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të lëndohen rëndë nëse mbeten të bllokuar brenda.

Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të reduktuara fizike, shqisore ose mendore, ose me mangësi në përvojë dhe në njohuri, përveç nëse janë nën mbikëqyrje direkte ose nëse kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person që mban përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Fëmijët duhet të mbikëqyren për t’u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.

Për përdorim në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike ose mendore të reduktuara, ose mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin e pajisjes në mënyrë të sigurt dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.

Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni elektrik, duhet të zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose një person me kualifikim të ngjashëm.

Kjo pajisje duhet të vendoset pranë një prize korrenti, rubineteve të furnizimit me ujë dhe tubave të shkarkimit.

Për pajisjet me fole ajrimi në bazament, sigurohuni të mos bllokohen nga qilimat.

Duhen përdorur grupet e reja të zorrëve që vijnë me pajisjen dhe të mos ripërdoren grupet e vjetra të zorrëve.

KUJDES: Për të evituar rreziqet për shkak të ricaktimit të paqëllimshëm të nivelit maksimal termik, pajisja nuk duhet të furnizohet me çelësa të jashtëm elektrikë, si p.sh. rele, dhe nuk duhet të lidhet me qark që ndizet e fiket nga operatori elektrik.

Shqip - 5

SIGURISË I INFORMACIONI 01  

Untitled-46 5

 

 

2014-01-21 �� 7:22:04