Cilësimet

Bllokimi për fëmijët

Për të parandaluar aksidentet nga fëmijët, Bllokimi për fëmijët bllokon të gjithë butonat përveç Ndezje/Fikje.

Për të caktuar funksionin Bllokimi për fëmijët, mbani shtypur njëherësh Temp. (Temperatura) dhe Rinse (Shpëlarje) për 3 sekonda. Për ta aktivizuar, shtypni Fillo/Ndalo.

Sapo Bllokimi për fëmijët të aktivizohet, të gjitha komandat do të çaktivizohen përveç Ndezje/Fikje. Për të përdorur komandat, çaktivizoni fillimisht Bllokimi për fëmijët.

Për të çaktivizuar funksionin Bllokimi për fëmijët, mbani shtypur njëherësh Temp. (Temperatura) dhe Rinse (Shpëlarje) për 3 sekonda.

SHËNIM

Në gjendjen Bllokimi për fëmijët, fillimisht duhet të çaktivizoni Bllokimi për fëmijët nëse dëshironi të shtoni larës apo rroba, ose të ndryshoni cilësimet aktuale.

Tingulli aktiv/joaktiv

Mund të aktivizoni ose të çaktivizoni tingullin nga makina larëse. Cilësimi do të ruhet edhe pas rindezjes së makinës.

Për të heshtur zërin, mbani shtypur njëherëshRinse (Shpëlarje) dheSpin (Centrifugim) për 3 sekonda.

Për të heshtur zërin, mbajeni sërish shtypur për 3 sekonda.

Veprimet

Shqip  37