Instalimi i televizorit
Montimi i televizorit në mur
Nëse e montoni produktin në mur, ndiqni udhëzimet me përpikëri sipas rekomandimit nga prodhuesi. Në rast se nuk montohet siç duhet, produkti mund të rrëshqasë ose të rrëzohet duke lënduar rëndë fëmijët apo të rriturit dhe duke dëmtuar rëndë produktin.
Instalimi i bazamentit për mur
Televizorin mund ta montoni në mur me mbajtëse muri (shitet veçmas).
Mbërthyesja | Televizori |
për montim në |
|
mur |
|
C
Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e bazamentit për mur, shihni udhëzimet që jepen me bazamentin. Rekomandojmë që të kontaktoni me teknikun për ndihmë gjatë instalimit të kapëseve të bazamentit për mur. Nuk këshillojmë ta bëni vetë montimin. Samsung Electronics nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të personave të tjerë nëse zgjidhni ta montoni vetë bazamentin për mur.
Shënimet dhe specifikimet e bazamentit për mur VESA
Bazamentin për mur mund ta instaloni në një mur të fortë pingul dyshemesë. Përpara se ta montoni bazamentin për mur në sipërfaqe të ndryshme nga kartonxhesi, kontaktoni me shitësin tuaj më të afërt për informacione të mëtejshme. Nëse e instaloni televizorin në tavan ose në mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të lëndojë rëndë njerëzit përreth.
Familja e | Madhësia e | Specifikimet e vrimave të |
|
|
| |
televizorit në | vidhosjes VESA (A * B) | C (mm) | Vidë standarde | Sasia | ||
produktit | ||||||
inçë | në milimetra |
|
|
| ||
|
|
|
| |||
| 40 ~ 43 | 200 X 200 |
|
|
| |
Televizor UHD |
|
| 13,8 ~ 21,4 | M8 | 4 | |
48 ~ 65 | 400 X 400 | |||||
|
|
|
| |||
|
|
|
|
|
|
Shqip