1. Manuals
  2. Brands
  3. Kitchen Appliance
  4. Cooking
  5. Samsung
  6. Kitchen Appliance
  7. Cooking

Samsung NV66M3531BS NV66M3531BS/EO, NV66M3531BS/OL Gatimi inteligjent

1 172 173 174 175 176 177 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 209 210 211 212 213 320
Download on canonical page 320 pages, 0 b

Gatimi inteligjent

Lazanja

Përbërësit 2 lugë gjelle vaj ulliri, 500 g mish viçi i grirë, 500 ml salcë domateje, 100 ml lëng mishi,150 g petë lazanje të thara, 1 qepë (e copëtuar), 200 g djathë i grirë, 1 lugë gjelle majdanoz i tharë, rigon, borzilok

Udhëzimet Përgatisni salcën e domateve me mish. Nxehni vajin në një tigan për skuqje, pastaj gatuani mishin e grirë të viçit dhe qepën e copëtuar për rreth 10 minuta derisa të skuqen njëtrajtësisht. Hidhni salcën e domates dhe lëngun e mishit të viçit dhe shtoni erëzat e thara. Vendosini për t'i zier dhe ziejini për 30 min.

Gatuajini makaronat për lazanjë sipas udhëzimeve të paketimit. Vendosni makaronat për lazanjë, salcën e mishit, djathin dhe përsërisni të njëjtën gjë. Pastaj hidhni sipër njëtrajtësisht djathin e mbetur mbi shtresën e fundit të makaronave për lazanjë dhe piqeni.

inteligjent Gatimi

32  Shqip

Byrek me mollë

Përbërësit • Brumi: 275 g miell, 1/2 lugë gjelle kripë, 125 g sheqer të bardhë pluhur, 8 g sheqer vaniljeje, 175 g gjalpë i ngrirë, 1 vezë (e rrahur)

Mbushja: 750 g mollë të plota të forta, 1 lugë gjelle lëng limoni,

40 g sheqer, 1/2 lugë gjelle kanellë, 50 g rrush i thatë pa fara, 2 lugë gjelle thërrime buke

Udhëzimet Sitni miellin me kripën mbi një tas të madh. Sitni sheqerin pluhur dhe sheqerin me vanilje me të. Pritni me 2 thika në kuba të vegjël gjalpin në miell. Shtoni 3/4 e vezës së rrahur. Përziejini të gjithë përbërësit në frulator derisa të shfaqet një masë që mund të thërrmohet. Formoni brumin me duar dhe mblidheni top. Mbështilleni me qese plastike dhe lëreni të ftohet për rreth 30 minuta.

Lyejeni tepsinë në formë spiraleje (me diametër 24-26 cm) me yndyrë dhe pluhurosni sipërfaqen me miell. Hapni 3/4 e brumit deri në një trashësi 5 mm. Vendoseni në tepsi (në pjesën e poshtme dhe në anë).

Qëroni mollët dhe hiqni pjesën e mesit. Pritini në kuba të vegjë rreth 3/4 x 3/4 cm. Spërkatni mollët me lëng limoni dhe përzijini mirë. Lani dhe thani stafidhet dhe rrushin e thatë. Shtoni sheqer, kanellë, rrush të thatë dhe stafidhet. Përziejini mirë dhe spërkatni pjesën e poshtme të brumit me thërrime buke. Ngjisheni lehtë.

Hapni pjesën e mbetur të brumit. Priteni brumin në rripa të hollë dhe vendosini tërthorazi në mbushje. Lyeni byrekun njëtrajtësisht me pjesën e mbetur të vezës së rrahur.

NV66M3531BS_OL_DG68-00895A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 32

 

 

2017-04-18 ￿￿ 10:49:46

 

 

 

 

 

 

MENU

Models

Contents