1. Manuals
  2. Brands
  3. Kitchen Appliance
  4. Cooking
  5. Samsung
  6. Kitchen Appliance
  7. Cooking

Samsung NV66M3531BS NV66M3531BS/EO, NV66M3531BS/OL Mirëmbajtja

1 174 175 176 177 178 179 180 181 182 183 184 185 186 187 188 189 190 191 192 193 194 195 196 197 198 199 200 201 202 203 204 205 206 207 208 209 210 211 212 213 214 215 320
Download on canonical page 320 pages, 0 b

Mirëmbajtja

Mirëmbajtja

Pastrim

VINI RE

Sigurohuni që furra dhe aksesorët të jenë ftohur përpara pastrimit.

Mos përdorni agjentë gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo leckë të ashpër, fije metalike, thika apo materiale të tjera gërryese.

Pjesa e brendshme e furrës

Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një leckë të pastër dhe një solucion delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.

Mos e pastroni me dorë gominën e derës.

Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara, përdorni vetëm pastrues stardë furre.

Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.

Pjesa e jashtme e furrës

Për të pastruar pjesën e jashtme të furrës, si p.sh. derën e furrës, dorezën dhe ekranin, përdorni një leckë të pastër dhe një detergjent delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun dhe thajini me letër kuzhine ose peshqir të thatë.

Yndyra dhe papastërtitë mund të mbeten, veçanërisht përreth dorezës për shkak të ajrit të nxehtë që del nga brenda furrës. Rekomandohet pastrimi i dorezës pas çdo përdorimi.

Aksesorët

Pastrojini aksesorët pas çdo përdorimi dhe thajini me leckë kuzhine. Për të pastruar papastërtitë e forta, futini në ujë të ngrohtë me sapun aksesorët e përdorur për rreth 30 min përpara larjes.

Sipërfaqe e emaluar katalitike (vetëm për modelet që e kanë)

Pjesët e lëvizshme janë të mbështjella me emal katalitik me ngjyrë gri të errët. Ato mund të ndoten nga vaji dhe stërpikjet e yndyrës nga qarkullimi i ajrit përgjatë ngrohje konveksioni. Megjithatë, këto papastërti digjen në temperaturë furre prej 200 °C e lart.

1.Hiqni të gjithë aksesorët nga furra.

2.Pastroni pjesën e brendshme të furrës.

3.Zgjidhni modalitetin Konveksion me temperaturë maksimale dhe kryejeni ciklin për një orë.

34  Shqip

SHËNIM

Pjesët katalitike janë të mbështjella ose nga një anë e vetme ose nga të 3 anët, në varësi të modelit.

Heqja e derës

Gjatë përdorimit normal, dera e furrës nuk duhet të hiqet, por nëse kjo është e nevojshme, për shembull për qëllime pastrimi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

KUJDES

Dera e furrës është e rëndë.

1. Hapeni derën dhe me një goditje të lehtë hapni plotësisht kapëset në të dyja menteshat.

2.Mbylleni derën me rreth 70°. Kapini anët

e derës së furrës në mes me dy duar dhe tërhiqeni lart derisa të hiqen menteshat.

70°

NV66M3531BS_OL_DG68-00895A-01_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 34

 

 

2017-04-18 ￿￿ 10:49:46

 

 

 

 

 

 

MENU

Models

Contents