1. Manuals
  2. Brands
  3. TV and Video
  4. Televisions
  5. Samsung
  6. TV and Video
  7. Televisions

Samsung QE55Q7CAMT 07 Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja, Mbështet, Cilësimet, Përditëso tani, Përditëso tani, Përditësimi automat, Përditësimi automat, Televizori nuk ndizet

QE49Q7CAMTXXC, QE49Q7CAMTXXH, QE49Q7CAMTXXU, QE49Q7CAMTXZG, QE49Q7CAMTXZT, QE55Q7CAMTXSQ, QE55Q7CAMTXXH, QE55Q7CAMTXZG, QE55Q7CAMTXZT, QE65Q7CAMTXSQ, QE65Q7CAMTXXH, QE65Q7CAMTXZG, QE65Q7CAMTXZT

1 217 218 219 220 221 222 223 224 225 226 227 228 229 230 231 232 233 234 235 236 237 238 239 240 241 242 243 244 245 246 247 248 249 250 251 252 253 254 255 256 257 258 356
Download on canonical page 356 pages, 9.5 Mb

07 Zgjidhja e problemeve dhe mirëmbajtja

Zgjidhja e problemeve

Nëse televizori duket të ketë ndonjë problem, shqyrtoni fillimisht këtë listë problemesh dhe zgjidhjesh të mundshme. Përndryshe, shqyrtoni seksionin "Zgjidhja e problemeve" në manualin elektronik. Nëse asnjëra nga këshillat e sugjeruara nuk e zgjidh problemin, vizitoni "www.samsung.com", shtypni Suport (Mbështetja teknike) ose kontaktoni qendrën telefonike të shënuar në kapakun e pasmë të këtij manuali.

•• Ky panel TFT LED përbëhet nga nënpikëza që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.

•• Për ta mbajtur televizorin në një gjendje optimale, përdorni softuerin më të ri. Përdorni funksionet Përditëso tani ose Përditësimi automat. në menynë e televizorit ( >Cilësimet > Mbështet > Përditësimi i softuerit > Përditëso tani ose Përditësimi automat.).

Televizori nuk ndizet.

•• Sigurohuni që kordoni elektrik (AC) të jetë futur siç duhet në televizor dhe në prizë.

•• Sigurohuni që priza funksionon dhe që treguesi i energjisë në televizor ndriçon dhe lëshon dritë të kuqe e të fortë.

•• Provoni të shtypni butonin e ndezjes në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda. Nëse televizori ndizet, drejtojuni “Telekomanda nuk punon” më poshtë.

Nga pajisja e jashtme nuk del figurë/video/zë ose del figurë/video/zë i shformuar, ose në televizor shfaqet mesazhi “Jo ose sinjal i dobët” ose nuk mund të gjendet kanali.

•• Sigurohuni që lidhja me pajisjen është e saktë dhe që të gjitha kabllot janë vendosur plotësisht.

•• Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet e jashtme. Nëse është e mundur,

provoni kabllo të reja.

 

•• Konfirmoni që është zgjedhur burimi i saktë hyrës (

> Burimi).

•• Kryeni një vetëdiagnostikim të televizorit për të përcaktuar nëse problemi shkaktohet nga televizori ose nga

pajisja ( >Cilësimet > Mbështet > Vetë-diagnostikim > Fillo testin e figurës ose Fillo testin e zërit).

•• Nëse rezultatet e testit janë normale, rindizni pajisjet e lidhura duke hequr nga priza të gjithë kordonët elektrikë të tyre dhe duke i vendosur sërish në prizë. Nëse problemi vazhdon, drejtojuni udhëzuesit të lidhjes në manualin e përdorimit të pajisjes së lidhur.

•• Nëse televizori nuk është lidhur me marrës kabllor ose satelitor, hapni Sintonizimi automatik për të kërkuar

kanale ( >Cilësimet > Transmetimi > Cilësimet e "Sintonizimi automatik" > Sintonizimi automatik).

–– Ky funksion disponohet vetëm në disa modele në rajone të caktuara.

Shqip

Shqip - 17

MENU

Models

Contents