Funksioni bazë

Funksioni bazë është një mënyrë funksionimi që mund të zgjidhet duke shtypur butonin Mode (Modaliteti).

Auto (Automatik) (2-Step Cooling (Ftohje me 2 Hapa) ose Heat (Ngrohje))

Në mënyrën Auto (Automatik), kondicioneri do të vendosë në mënyrë automatike temperaturën dhe shpejtësinë e ventilatorit në varësi të temperaturës të dhomës..

Modaliteti i Ftohjes me 2 Hapa e vendos kondicionerin që të punojë në modaliteitn Shpejt + Ftohje kur temperatura e vendosur është më e ulët se temperatura brenda, dhe pastaj kondicioneri do të punojë automatikisht në modalitetin e Thatë kur temperatura e brendshme të arrijë temperaturën e vendosur..

Cool (Ftohje)

Në mënyrën Cool (Ftohje) kondicioneri do të freskojë dhomën tuaj.. Ju mund të rregulloni temperaturën dhe shpejtësinë e ventilatorit që të ndiheni më freskët në stinën e nxehtë..

Nëse temperaturat aktuale jashtë janë shumë më të larta sesa temperatura e zgjedhur brenda, duhet pak kohë për të sjellë temperaturën e brendshme në freskinë e dëshiruar..

Dry (Tharje)

Kondicioneri në mënyrën e thatë vepron si një anti-lagështi duke larguar lagështinë nga ajri i brendshëm.. Mënyra e thatë e bën ajrin të ndihet si i rifreskuar në një klimë të lagësht..

Për të aktivizuar modalitetin Dry (Tharje), temperatura e vendosur në telekomandë duhet të jetë më e ulët se temperatura e brendshme e dhomës..

Fan (Ventilator)

Ventilatori mund të zgjidhet për ajrosjen e dhomës tuaj.. Ventilatori mund të ndihmojë në rifreskimin e ajrit të ndenjur në dhomën tuaj..

Heat (Ngrohje)

Kondicioneri ngroh në të njëjtën mënyrë si edhe ftoh.. Ngrohni dhomën tuaj me këtë pajisje me shumë funksione në dimrin e ftohtë..

Ventilatori mund të mos punojë për rreth 3-5 minuta në fillim për të përandaluar çfarëdo plasje ndërsa kondicioneri po ngrohet..

Meqenëse kondicioneri ngroh dhomën duke marrë energjinë ngrohëse nga ajri i jashtëm, kapaciteti ngrohës mund të ulet kur temperatura e jashtme është jashtëzakonisht e ulët..

Përdorni një pajisje shtesë ngrohëse së bashku me kondicionerin nëse ndiheni që kondicioneri nuk është duke ngrohur mjaftueshëm..

Shqip-14

A3050 RB_IB&IM_DB68-04544A_SQ-03.indd 14

2014/8/5 15:57:09

Page 14
Image 14
Samsung AR18HQFSBWKNRB, AR12HQFSBWKNRB, AR09HQFSBWKNRB manual Funksioni bazë