Veçoritë e kondicionerit tuaj të ri
2-step cooling (Ftohje me 2 hapa)
Funksioni i ftohjes me 2 hapa do ta ftohë shpejt dhomën për të arritur temperaturën e dëshiruar dhe pastaj do të rregullojë automatikisht shpejtësinë e ventilatorit dhe fryrjen e ajrit për t'ju ndihmuar të ndiheni rehat dhe të freskuar.
ftohje e shpejtë
Nëse doni ajrin e fortë të ftohtë, vetëm zgjidhni funksionin Shpejt! Do të merrni ajrin më të fortë!
ftohje e rehatshme
Nëse doni ajrin e rehatshëm dhe freskues, funksioni Rehati do t'jua shpërndajë ajrin e ftohtë në mënyrë indirekte në mënyrë që të ndiheni rehat.
Single User (Përdorues i Vetëm)
Përdoreni funksionin Përdorues i Vetëm kur jeni vetëm në shtëpi. Funksioni Përdorues i Vetëm do të minimizojë konsumin e energjisë me teknologjinë inverter dhe do ta ulë faturën e energjisë duke rregulluar kapacitetin maksimal të punimit të kompresorit.
Filtër i Thjeshtë
Nuk ka grilë që duhet hequr para se të nxirrni filtrin nga kondicioneri! Prandaj, filtri mund të pastrohet me lehtësi, më shpesh! Pastrimi i shpeshtë i filtrit nuk lejon që pluhuri të hyjë në produkt ose të grumbullohet në filtër.
Funksion i
Funksioni do t'ju lejojë të bëni një gjumë nate të mirë, të thellë duke rregulluar shpejtësinë e ventilatorit dhe drejtimin e fryrjes të ajrit.
Instalim i Mençur
Kur të ketë mbaruar instalimi, produkti juaj do të ekzaminohet vetë me anë të punimit provë për të kontrolluar nëse është instaluar mirë.
Instalim i Thjeshtë
Është i thjeshtë për t'u instaluar! Mund ta varni me lehtësi produktin mbi mur dhe të lidhni tubat dhe kabllot duke hapur kapakun në fund të produktit. Tani nuk do t'ju duhet ta anoni produktin për të lidhur tubin dhe kabllot!
Ky produkt është përcaktuar të jetë në përputhje me Direktivën e Tensionit të Ulët (2006/95/EC) dhe Direktivën e Përputhshmërisë Elektromagnetike (2004/108/EC) të Bashkimit Europian.
Eliminimi i duhur i ketij produkti (Pajisje mbeturine elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtetet me sisteme të veçuara grumbullimi)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet e tij shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
A3050 RB_IB&IM_DB68-04544A_SQ-03.indd 2
2014/8/5 15:57:08