Pasi të përfundoni instalimin, gjithmonë kryeni një test funksionimi dhe tregojuani udhëzimet e përdorimit të kondicionerit përdoruesit.
Mos e përdorni kondicionerin në ambjente me substanca të rrezikshme ose afër pajisjeve që çlirojnë flakë për të shmangur zjarret, shpërthimet ose dëmtimet.
Për të parandaluar dëmtimet kur preket padashur freskuesja e njësisë të brendshme, instalojeni njësinë e brendshme të paktën 2.5 m mbi dysheme.
Kondicioneri duhet të përdoret vetëm në ato raste për të cilat është projektuar:njësia e brendshme nuk është e përshtatshme të instalohet në vende që përdoren për të larë.
Njësitë tona duhet të instalohen në përputhje me hapësirat e treguara në manualin e instalimit për të siguruar qoftë kapjen nga të dyja anët ose aftësinë për të kryer mirëmbajtjen dhe riparimet e nevojshme. Përbërësit e njësive duhet të jenë të arritshme dhe që të mund të çmontohen në kushte të sigurisë të plotë qoftë për njerëzit ose për sendet.
Për këtë arsye, aty ku nuk shihet siç tregohet në Manualin e Instalimit, kostoja e nevojshme për të riparuar njësinë (në siguri, siç kërkohet nga rregullat në fuqi) me rripa, makineri mjete të forta ose mjete të tjera ngritëse nuk do të konsiderohen brenda garancisë dhe do të jenë në ngarkim të përdoruesit.
Linja e korrentit, siguresa ose ndërprerësi i qarkut
Gjithmonë sigurohuni që priza është në përputhje me standardet aktuale të sigurisë. Gjithmonë instalojeni kondicionerin në përputhje me standartet aktuale lokale të sigurisë.
Gjithmonë sigurohuni që të bëhet lidhja e nevojshme e tokëzimit.
Sigurohuni që voltazhi dhe amperi i prizës të përputhen me të dhënat dhe energjia e instaluar është e mjaftueshme për të siguruar përdorimin e çdo pajisjeje tjetër shtëpiake të lidhur me të njëjtat linja elektrike.
Sigurohuni gjithmonë që çelësat e ndërprerjes së energjisë janë vendosur siç duhet sipas përmasave.
Sigurohuni që kondicioneri është i lidhur me korrentin në përputhje me udhëzimet e dhëna në diagramin e telave të përfshirë në këtë manual.
Gjithmonë sigurohuni që lidhjet elektrike (hyrja e kabllit, pjesa e fishave, mbrojtjet...) janë në përputhje me të dhënat elektrike dhe me udhëzimet e siguruara në skemen e telave.
Gjithmonë sigurohuni që të gjitha lidhjet përputhen me standardet e aplikueshme për instalimin e kondicionerëve.
Zgjedhja e vendit të instalimit
Njësia e brendshme
Për instalimin e kondicionerit të Ajrit
Në rast se sinjali
Aty ku nuk bllokohet qarkullimi i ajrit
Aty ku ajri i ftohtë mund të shpërndahet në të gjithë dhomën
Insaloni tubin e ftohjes në njësinë e brendshme dhe në atë të jashtmen siç tregohet në diagramin e instalimit.
Mur që parandalon vibrimin dhe është i fortë mjaft për të mbajtur peshën e produktit.
Larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit.
1 m ose më shumë larg TV ose radios (për të parandaluar prishjen e figurës të ekranit ose zhurmën që mund të prodhohet).
Sa më larg të jetë e mundur dritave fluoreshente dhe inkandeshetet (në mënyrë që telekomanda të funksionojë siç duhet).
Një vend ku filtri i ajrit të ndërrohet lehtësisht.
Mos e instaloni direkt mbi pajisje elektronike pasi derdhja e ujit mund të shkaktojë dëmtime nëse nuk i bëhet shërbim. (p.sh. kompjuterë, TV, etj).
05 INSTALIMI
Shqip-29
A3050 RB_IB&IM_DB68-04544A_SQ-03.indd 29
2014/8/5 15:57:14