Përdorimi i funksionit Fast (Shpejt)
Mund ta vendosni funksionin Fast (Shpejt) për të dhënë ftohje më të fuqishme.
Shtypni butonin Fast/Comfort (Shpejt/Rehati) në telekomandë pasi të zgjidhni funksionin Fast (Shpejt).
Treguesi Fast (Shpejt) ( + ) shfaqet në ekranin e telekomandës dhe kondicioneri punon në funksionin Shpejt për 30 minuta.
Kur zgjidhni funksionin Fast (Shpejt), kondicioneri juaj do të punojë më fuqishëm për të ftohur shpejt dhomën tuaj.
Anulo Shtypni butonin Fast/Comfort (Shpejt/Rehati) dy herë kur funksioni Fast (Shpejt) të jetë aktivizuar.
• Funksioni Fast (Shpejt) është i disponueshëm vetëm në mënyrën Cool (Ftohje).
SHËNIME • Nëse shtypni butonin Mode (Modaliteti) ndërkohë që funksioni Shpejt është ndezur, kjo do të ndalojë funksionin.
•Temperatura/Shpejtësia e ventilatorit nuk mund të rregullohet kur funksioni
është i aktivizuar.
•Kur zgjidhni funksionin Fast (Shpejt) në modalitetin Heat (Ngrohje), mund të mos jeni në gjendje që të rritni shpejtësinë e ventilatorit për të mos lejuar fryrjen e ajrit të ftohtë.
03 FUNKSIONI I AVANCUAR
Përdorimi i funksionit Comfort (Rehati)
Mund ta vendosni funksionin Comfort (Rehati) që të japë ftohje të lehtë.
Shtypni butonin Fast/Comfort (Shpejt / Rehati) në telekomandë dy herë për të zgjedhur funksionin Rehati.
Treguesi Rehati ( + ) shfaqet në ekranin e telekomandës.
Kur zgjidhni funksionin Comfort (Rehati), kondicioneri juaj do të punojë lehtësisht për t'ju dhënë ftohje të rehatshme.
Anulo
SHËNIME
Shtypni butonin Fast/Comfort (Shpejt/Rehati) një herë kur funksioni Comfort (Rehati) të jetë aktivizuar.
•Funksioni Comfort (Rehati) është i disponueshëm vetëm në mënyrën Cool (Ftohje).
•Nëse shtypni butonin Mode (Modaliteti) ndërkohë që funksioni Rehati është ndezur, kjo do të ndalojë funksionin.
•Mund ta rregulloni temperaturën por shpejtësia e ventilatorit nuk mund të rregullohet kur funksioni është i aktivizuar.
Shqip-17
A3050 RB_IB&IM_DB68-04544A_SQ-03.indd 17
2014/8/5 15:57:11